Futboll Seria A Sport

INTER-MILAN/ Presidenti Scaroni largon frikën: Derbi në rrezik? Absolutisht jo

Tashmë mungojnë vetëm pak ditë nga derbi i Milanos që do të luhet të shtunën e ardhshme në San Siro mes Inter-it dhe Milan-it. Duke filluar nga ora 18:00, dy formacionet e stërvitura nga Antonio Conte dhe Stefano Pioli do të luajnë për kreun e renditjes.

Fatkeqësisht, një sfidë që do t’i privojë të dy skuadrat nga disa lojtarë të rëndësishëm që nuk do të jenë në dispozicion për shkak të Coronavirus.

Me rastin e Asamblesë së Lega-s, të zhvilluar këtë të martë në Milano për të vendosur të ardhmen e të drejtave televizive, presidenti i Milan-it, Paolo Scaroni, ka folur në lidhje me rrezikun e shtyrjes së ndeshjes, një hipotezë e ngritur në ditët e kaluara dhe konkrete nëse të infektuarit në shtëpinë e Inter-it do të shtoheshin.

Megjithatë, numri një i kuqezinjve është shprehur i sigurt për tuttomercatoweb.com, duke thënë: “Derbi në rrezik? Absolutisht jo”.

Related posts

PERFEKT NDAJ PARMA-S/ Inzaghi gradon Asllanin, por shqetësojnë Brozovic e Lukaku (VIDEO)

F.autor

“BOMBERAT” E KLUBEVE/ Njihuni me “goleadorët” më të mirë për vitin 2018 në Champions, ja kush mungojnë…

Delo.autor

“GRIEZMANN ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ Simeone rrëfen: E kuptova se do të shkonte në “Camp Nou” kur…

Delo.autor

Leave a Comment