Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN E SERIE A/ Për Prandellin dy skuadra kanë diçka më shumë se Juventus

Ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka folur në lidhje me luftën për titull në Serinë A. Sipas tij, skuadra favorite nuk është Juventus, por Inter dhe Atalanta.

“Atalanta? Po.  Do të vija bast me zemër. Në këtë moment Inter dhe Atalanta kanë diçka më shumë. Atalanta ka vite që punon në këtë mënyrë dhe lojtarët e dinë atë që duan të bëjnë”, ka thënë Prandelli për TMW .

“Nuk kanë vetëm forcë fizike, por edhe taktike dhe një forcë të madhe psikologjike”.

“Inter ka bërë një sezon të rëndësishëm dhe ka konfirmuar jo vetëm Conte-n, por edhe dëshirën për të arritur lart. Pirlo? Është një garanci në menaxhimin e kampionëve, ka ide të reja, por mund ta gjykojmë vetëm pas disa muajsh për lojën”.

Related posts

Inter shfaq interes për mesfushorin e Villarrealit

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Ja sa do të vlente “Fenomeni” në tregun e sotëm të transferimeve

Delo.autor

VIDEO/ Inter shënon me shpejtësi ndaj Bolognas, Eder autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment