Champions League Futboll Sport

JUVENTUS-BARCELONA/ Koeman: Uroj që Ronaldo të jetë në fushë. Unë dhe Pirlo kemi probleme…

Trajneri i Barcelona-s, Ronald Koeman, ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së Champions League kundër Juventus, që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në Allianz Stadium.

– Çfarë ndeshje pret?

“Nuk është një ndeshje vendimtare, por një ndeshje mes dy skuadrave të mëdha që duan të shkojnë larg. Do të jetë shumë e rëndësishme të kthehemi në Barcelonë me një rezultat të mirë. Për ta bërë një gjë të tillë do të duhet të krijojmë raste dhe të respektojmë kundërshtarët tanë. Kjo është një ndeshje e nivelit të lartë”.

– Me ose pa Ronaldo-n ndryshon ndonjë gjë?

“Për të gjithë është një ndeshje e rëndësishme, do të jetë sigurisht e bukur për t’u parë. Të gjithë duam të kemi më t ë mirët në fushë, Ronaldo është një lojtar i madh, por nuk e di si është situata. Uroj që të jetë në fushë për rëndësinë që ka”.

– Një mendim për Pirlo-n?

“Është më e lehtë të flasësh për Pirlon si lojtar që ka qenë fantastik, si trajner është akoma shumë shpejt. Ka një mundësi të mirë dhe nëse e kanë zgjedhur do të ketë një arsye, është e ngjashme me situatën time, sepse jemi të dy për herë të parë në drejtim të një klubi të madh. Kemi probleme, por do të duhet kohë për të punuar. Jam i sigurt se do të ketë sukses tek Juventus”.

Related posts

KA SHËNUAR MBI 300 GOLA/ Lloris zbulon sulmuesin që i ka shkaktuar më shumë probleme

Isa.Autor

RIKTHEHET CHAMPIONS/ E marta me ndeshje “soft” dhe prova për t’u kaluar

Isa.Autor

Dalic: Pritëm për Perisic dhe ai na shpërbelu! Ivan ka nevojë për…

Isa.Autor

Leave a Comment