Futboll Seria A Sport

“KA ËNDËRR TË DREJTOJË KËTË EKIP TË SERIE A”/ Miku i Sarrit zbulon planet e ish-trajnerit të Juventus

Mauricio Sarri mund të rikthehet sërish në Serinë A. Mediat italiane shkruajnë se ish-trajneri i Çelsit dhe Juventusit preferon të marrë drejtimin e Fiorentinës. Njëri prej miqve të afër të trajnerit toskan ka treguar se 61-vjeçari e ka ëndërr drejtimin e “La Viola”.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Sarri dhe Juventusi po punojnë për mbylljen përfundimtare të kontratës mes palëve. Italiani vazhdon të paguhet nga kampionët në fuqi të Italisë.

“Drejtimi i Fiorentinës ka qenë gjithmonë ëndrra e tij secrete. Dëshira ime është që ta shikoj në stolin vjollcë. Është e realizueshme”, shprehet Aurelio Virxhili, tifoz i Fiorentinës dhe mik i Sarrit.

Ndër të tjera, Virxhili thekson se Sarri mund të emërohet gjatë Krishtlindjeve.

Megjithatë, 61-vjeçari Sarri shikohet si kandidat dhe për stolin e Romës, teksa trajnerit Paulo Fonseka i ka skaduar kontrata me verdhekuqtë dhe ende nuk ka rinovuar.

Sarri u shkarkua nga Juventusi pas eliminimit në Ligën e Kampioneve nga Lioni.

3431247-Fiorentina

Related posts

Prapaskena/ Ja pse klubi i madh i Serie A hoqi dorë nga Harry Kane

Isa.Autor

LAJM I MIRË NGA GJERMANIA/ Sezoni i ri nis me tifozë. Shikoni sa do jetë maksimumi që do lejohen

Delo.autor

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

F.autor

Leave a Comment