Futboll Seria A Sport

ZBULON LOJTARIN QË E KA BEFASUAR/ Ish-presidenti Moratti: S’besoja se ishte kaq i fortë. Është bërë i pabesueshëm

“Conte, përveç 40 eurove, ka në xhep edhe diçka tjetër (titullin)… ka qenë vendimtare fitorja në derbi, pavarësisht se Milan-i po bën shumë mirë”.

Ky është mendimi i ish-presidentit të Inter-it, Massimo Moratti, i cili ka folur për Radio 24 me rastin e 113 vjetorit të klubit zikaltër.

Pas fitores 1-0 kundër Atalanta-s, skuadra e Conte-s kryeson renditjen e Serisë A me një avantazh prej 6 pikësh ndaj kushërinjve.

“Conte ka një rol që shkon përtej atij të trajnerit në këtë moment, ka të gjitha meritat. Nuk besoj se duhet kujtuar e kaluara (ka luajtur dhe ka qenë trajner i Juventus-it), shikohet e tashmja dhe po bën shumë mirë”.

Për Romelu Lukaku-n, mes protagonistëve kryesorë në  këtë sezon me zikaltrit:

“Në fillim nuk mendoja se ishte kaq i fortë, por besoj se është një djalosh i zgjuar që është përmirësuar shumë. Tani është një pikë referimi dhe një siguri që ka Inter-i për të marrë rezultatin. Është bërë një lojtar i pabesueshëm”, ka thënë Moratti.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Dy sfida mes skuadrave të Superiores, duele të forta dhe në përballjet e tjera. Mësoni 8 çiftet

F.autor

LIVE/ Laçi-Bylis. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

FSHF MERR VENDIMIN/ Ja kur do të hidhet shorti i Kategorisë Superiore

Delo.autor

Leave a Comment