Futboll Sport

KA QENË PJESË E AKADEMISË SË CHELSEA/ Gjermania dhe Anglia në “luftë”. Kush do ta fitojë talentin 17-vjeçar?

Me një gol në Bundesligë që në moshën 17-vjeçare, talenti i Bajernit Xhamal Musiala ka përpara një të ardhme plot shpresë në Bundesligë. Federata Gjermane e Futbollit konfirmon se ajo është ende në kontakte me talentin e lindur në Gjermani për mundësinë që ai t’i bashkohet kombëtares së saj në të ardhmen.

I lindur nga një nënë gjermane dhe baba nigerian, ai e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Londër dhe sot ka regjistruar 22 prezenca me kombëtaret e moshave të “Tre Luanëve”, U-15, U-16 dhe U-17. Ai ka qenë pjesë e akademisë së Çelsit.

Por, lojtari i lindur në Shtutgart ka luajtur edhe dy ndeshje me skuadrën U-16 të Gjermanisë. Talenti që luan në shumë role në sulm, do të mbajë në ankth për një kohë relativisht jo të shkurtër Anglinë dhe Gjermaninë, përpara se të bëjë zgjedhjen përfundimtare.

Related posts

NJË NDËR SULMUESIT MË TË MËDHENJ NË HISTORI/ Ky është rekordi i radhës që vendos Ibrahimovic në Serie A

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri Lippi analizon Inter dhe Juventus, ngre “flamurin e bardhë” për vete

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrare, pezullohet një tjetër kampionat prej epidemisë!

Delo.autor

Leave a Comment