Futboll Premier League Sport

PARALAJMËRON GODITJEN E BUJSHME/ Klubi i Manchester City: I kemi mundësitë financiare, nëse do të krijohet mundësia

Mes Messi-t dhe Barcelona-s është kthyer paqja, por ku i dihet çfarë do të ndodhë pas disa muajsh. Pleshti ka vendosur të qëndrojë në Camp Nou pas një vere të komplikuar, por kontrata e tij do të skadojë në 2021-shin.

Dhe mes pretendenteve të shumta për argjentinasin është edhe Manchester City i mësuesit të tij Guardiola. Klubi anglez nuk e ka fshehur interesimin për Messi-n, që nuk është shuar pasi numri 10 duket se ka gjetur pak qetësi në Barcelonë.

Dhe siç ka shpjeguar për Manchester Evening News Omar Berrada, Chief Football Operations Officer i City-t, dyert e Etihad janë gjithmonë të hapura për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

“Messi është një talent i jashtëzakonshëm, një që do të kishte një ndikim të menjëhershëm në çdo klub, brenda dhe jashtë fushës. Është lojtari më i mirë në botë, më i miri i brezit të tij”.

“Është e vështirë të kuptohet se çfarë do të ndodhë, mjafton të mendosh për gjithçka ka ndodhur në ato dy javë te Barcelona për të kuptuar se është e pamundur të kuptohet se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme”.

“Gjithsesi, duhet të jemi gati për gjithçka, sepse gjithçka mund të ndodhë. Por besoj se kemi forcën financiare dhe qëndrueshmëri si klub për të bërë një investim të tillë, nëse do të ishte e nevojshme”.

Related posts

LIVE/ Partizani-Tirana: Shpërthen festa në “Selman Stërmasi”, Hebaj “bën ligjin” (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ronaldo largohet nga Juventusi? Zbulohet biseda private e sulmuesit me klubin e…

Delo.autor

PA TRU DHE QESHARAK/ Tifozët e Arsenal sulmojnë XHAKËN pas fitores me Bournemouth

Isa.Autor

Leave a Comment