Champions League Futboll Sport

KA TRAJNER NJË SHAHIST “MANIAK” TË STËRVITJES/ Njihuni me “hirushen” e Champions që po i surprizon të gjithë

Mund ta quajmë pa frikë skuadra surprizë e Champions-it për sezonin 2020-’21. Borusia Mynshengladbah i surprizoi të gjithë mbrëmjen e së martës pasi barazoi në shtëpi me Realin e Madridit. Në fakt, gjermanët nuk vodhën asgjë pasi ishte Reali ai që shpëtoi nga humbja në të 93′ falë golit të Kasemiros.

Deri në minutën e 87-të skuadra vendëse kryesonte 2-0 falë golave të Turamit. Një ndeshje e çmendur, një skuadër e cila me modestinë e saj vuri në vështirësi mbretërit e kompeticionit. Në fakt, shenjat e para Gladbah i kishte dhënë 1 javë më parë në “Xhuzepe Meaca” të Milanos përballë Interit.

Gjermanët arritën ta kthenin rezultatin në 2-1, por goli i Lukakut në fund i dha Interit një pikë të vlefshme. Lufta në Grupin B është nga më interesantet pasi kryesohet nga Shahtjor Donjeck dhe Gladbah, më pas vijnë Interi dhe Reali i Madridit. Sfidat e ardhshme pritet të jenë vendimtare, pasi italianët do të ndeshen me spanjollët dhe gjermanët me ukrainasit.

ROSE, NJË SHAHIST

Mark Rose është një nga trajnerët më premtues në Bundesligë. Në sezonin e kaluar skuadra e tij ishte e fundit që mundte Bajernin përpara se ata të fitonin gjithçka në Gjermani dhe Europë. Në vitet e fundit, Gladbahu është rritur pikërisht për shkak të trajnerit gjerman.

Ky i fundit njihet për skemat sulmuese dhe taktikat, në të cilat presingu i lartë dominon gjatë gjithë lojës. Ashtu si Nagelsman, Rose shihet si një “maniak” për sa i përket stërvitjes. Disiplinë dhe shumë punë. Në fakt, një “moto” që përdoret edhe nga trajneri kampion i Bajernit, Hansi Flik.

Ajo që bie tjetër në sy është edhe kultivimi i talenteve. Gladbah është prej vitesh një nga furnitorët e Bundesligës për sa u përket lojtarëve të talentuar. Mjafton të përmendim Marko Rojsin apo Torge Hazardin për të kuptuar rëndësinë e saj. Për momentin, gjermanët po marrin frytet e punës 10-vjeçare që ka nisur në klubin modest.

Aktualisht, asgjë nuk ka ardhur rastësisht dhe ndeshjet e ardhshme pritet të vërtetojë pikërisht këtë gjë. Gladbah është aty, gati për të shkruar një faqe të re në historinë e Champions-it dhe për të mbajtur lart emrin e Gjermanisë dhe të Bundesligës.

Related posts

JUVENTUS-MILAN/ Një duel vendimtar që do të përcaktojë fatin e sezonit për “bardhezinjtë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DORTMUND KËRKON HUAZIMIN E EKITIKE/ PSG “blindon” francezin

F.autor

Merkato e Flamurtarit/ Danilo Alves dhe “korçarët” lënë thatë trajnerin Ilir Daja

Isa.Autor

Leave a Comment