Futboll Sport

MJEKËT SHMANGIN TRAGJEDINË/ Kupa e Afrikës, lojtari rrezikonte të vdiste në fushë (FOTO)

Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të Kupës së Afrikës, teksa një kontroll rutinë para kësaj sfide i ka shpëtuar jetën sulmuesit kamerunas, Joel Tagueu.

Pas kontrollit ka rezultuar se sulmuesi 25-vjeçar nuk mund të marrë pjesë në këtë aktivitet për shkak të problemeve të rënda shëndetësore.

Bëhet fjalë për probleme kardiake, teksa sipas mjekëve, ekzistonte mundësia që futbollisti i Maritimos të vdiste në fushë.

Sulmuesi u aktivizua 28 minuta në përballjen miqësore ndaj Malit në datën 14 qershor.

I çuditshëm është fakti se problemi i rëndë shëndetësor nuk ishte përcaktuar më herët, teksa sulmuesi është ndaluar kategorikisht që të aktivizohet.

Nuk dihet nëse Tagueu do të mund të luajë më futboll.

Related posts

Tifozë refugjatë, marokenët kalojnë nga Rusia për në Finlandë

Sadik.Autor

Partizani për të thyer tabunë në Laç, Kamza do pikë ndaj Kukësit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Sterling, Bernardo Silva ndëshkon Sporting (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment