Futboll Seria A Sport

KAMPIONËT E ITALISË NË KRIZË/ Ultimatumi i drejtuesve të Juventus, Pirlo 3 ndeshje për të mos rrezikuar stolin

Që Andrea Pirlo pritej ta niste ndryshe te Juventusi, aq më tepër pas debutimit thuajse spektakolar kundër Sampdorias, kjo ishte diçka që shpresohej dhe thuajse të gjithë tifozët e besuan, derisa nisi një seri aspak pozitive për kampionët e Italisë.

Papritur 41- vjeçari ka nisur të hasë vështirësi të mëdha, për të cilat nuk pranohen as justifikimet që lidhen me mungesat e mëdha si Kielini, De Ligt, Sandro, Ronaldo apo edhe Dibala në javët e para. Fatkeqësisht, Pirlo po i vuan të gjitha këto, por ajo që djeg më shumë është se skuadra nuk po reagon siç duhet në fushë dhe nëse trendi nuk ndryshon, rrezikohet një sezon i plotë të shkojë dëm.

Dhe pikërisht kjo ka bërë që disa media, si për shembull “Corriere dello Sport”, të nisë të aludojë se pas humbjes me Barcelonën në Champions, në klub ka pasur një takim të parë mes presidentit Andrea Anjeli dhe “Maestros”. Duke lënë mënjanë respektin dhe vlerësimin mes të dyve, numri një i klubit është normale që tani e në vazhdim të nisë të presë rezultatet që i takojnë Juventusit, që të mos harrojmë është 9 herë radhazi kampione e Serisë A.

Por, burimi në fjalë shkon deri më tej duke theksuar se presidenti Anjeli i ka dhënë 3 ndeshje kohë Pirlos që të ndryshojë rezultatet, ndryshe mund të jetë i detyruar që të marrë një vendim drastik. Kjo do të thotë se Pirlo duhet të rikthehet te fitorja që të dielën ndaj Specias në kampionat, të fitojë në Europë gjithashtu kundër Ferencvaroshit të Uzunit, për të mbrojtur me çdo kusht vendin e dytë në grup dhe ta mbyllë përpara pauzës së kombëtareve, me një tjetër rezultat pozitiv, sërish në kampionat, në transfertë kundër Lacios.

af_andrea-pirlo_271020

Ndërkohë, trajneri i Juves, si rrjedhojë e rezultateve aspak pozitive, është vënë menjëherë në shënjestër nga emisioni satirik, “Striscia la Notizia”, ku dje i është dorëzuar “Tapiri i Artë”: “E them dhe nuk do të lodhem, jemi ende në ndërtim e sipër, por nuk kam frikë nga asgjë. Madje, të jeni të sigurt se do ta ha panetonen e Krishtlindjeve”, ishte deklarata e Pirlos pas marrjes së tapirit.

Related posts

AJAXI PRANË FINALES/ Fiton duelin e parë përballë Tottenhamit

Delo.autor

“AGJENTI MË MORI PARATË DHE U LARGUA”/ Historia e trishtë e sulmuesit nigerian: Te Lazio më shkatërruan karrierën…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Publikohet lista e Belgjikës, ku është Adnan Januzaj?

Sadik.Autor

Leave a Comment