Futboll Seria A Sport

I HABITUR NGA ECURIA E MILAN? Pioli: Jo, gjithmonë kam besuar te lojtarët e mi

Milani është skuadra më e mirë në Itali për momentin. Kuqezinjtë kryesojnë renditjen e Serie A dhe vijnë nga fitorja kundër Sparta Prague në “Europa” League. Tani i takon Udinese të provojë forcën e skuadrës së Stefano Piolit, i cili foli në një konferencë për shtyp, duke prezantuar ndeshjen e nesërme: Ne jemi duke përjetuar një moment pozitiv, duhet ta shfrytëzojmë këtë entuziazëm. I habitur? Jo, gjithmonë kam pasur besim te lojtarët e mi; edhe pse vështirë që dikush mund të ketë menduar rezultate të tilla. Ndeshjet nuk fitohen kurrë në letër”.

Pavarësisht rezultateve pozitive, nuk janë të paktë ata që parashikojnë një rënie të Milanit në javët e ardhshme: “Ne jemi të interesuar të japim maksimumin në çdo lojë, pastaj secili ka mendimin e tij. Duhet të kemi ekuilibër dhe t’i pranojmë kritikat, duke treguar se jemi konkurrues, ndeshje pas ndeshjeje. Frenimi? Ky është një mentalitet që nuk na përket neve, pse duhet ta mendojmë këtë? Thjesht duhet të mendojmë të bëjmë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv”.

Gabbia, Hauge dhe veçanërisht Donnarumma, negativ për koronavirus. Dhe midis atyre që janë thirrur është edhe Rebic. Castillejo mungon në listë dhe Pioli zbulon arsyen: “Rebic ka bërë mirë në dy seancat e fundit stërvitore, por do ta fillojë nga stoli. Gabbia nuk do të jetë në dispozicion nesër, shpresoj ta kemi ndaj Lille. Musacchio? Duhet të presim. Castillejo kishte një lodhje këtë mëngjes, më mirë të mos rrezikojmë me të”.

Disa fjalë edhe për kapitullin “Scudetto”: “Lojtarët e mi janë të bindur se janë të fortë dhe nesër do të jetë një mundësi tjetër për ta treguar veten. Ne gjithmonë duhet të mendojmë pozitivisht. Një aspekt taktik që më befasoi? Ekipi ka entuziasëm, ide dhe di të adaptohet me situatat”.

Related posts

ICARDI UDHËTON NË BARCELONË/ Gjen një pretekst për të mos luajtur me Interin

Delo.autor

E PABESUESHME/ I vetëm përballë portierit, ja rasti që nuk mund të gabohej nga Ronaldo (VIDEO)

Delo.autor

FUTBOLLISTI MË I MIRË ME TË CILIN JE PËRBALLUR?/ “Ronaldo më gjiganti mes të mëdhenjve, Gattuso më i keqi!”

F.autor

Leave a Comment