Futboll Sport

“KANË BËRË GJËRA TË JASHTËZAKONSHME PËR 15 VITE”/ Pirlo: Messi dhe Ronaldo, më të mirët e futbollit modern

Nuk mund t’i shmangej vlerësimit për Leo Messin, të cilin do ta ketë për herë të parë kundërshtar si trajner, ndërsa e ka sfiduar disa herë në fushën e blertë. Andrea Pirlo shprehet: Vlerësimi im për Messin? Është pjesë e historisë së futbollit modern. Ai dhe Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme për 15 vite, janë ende në krye, pavarësisht moshës së tyre. Unë kam luajtur shumë herë si futbollist ndaj tij, nesër do ta bëj sefte si trajner. Do ta trajtojmë me respekt, duke shpresuar të mos jetë në një nga mbrëmjet më të mira”.

Pastaj, disa fjalë për të rinjtë Kulusevski dhe Ansu Fati: “Ata janë dy lojtarë të rinj, por të ndryshëm. Kulu dëshiron topin në këmbë, ndërsa Ansu Fati shkon thellë. Janë dy lojtarë me perspektivë, që luajnë me dy futbollistët më të mirë të kohës. Kanë mundësinë për të mësuar shumë prej tyre”.

Në fund, një krahasim mes vetes dhe Koeman, si ekzekutues goditjesh të lira: “Koeman dhe unë ishim dy goditës të ndryshëm. Ai gjuante shumë fort, i mbaj mend një gol ndaj Sampdoria në finalen e Kupës së Kampionëve. Unë godisja në një mënyrë tjetër”.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Mesfushori mesazh dashurie Interit: E dua këtë fanellë, do luftoj me “Zikaltërit” për…

Delo.autor

FLAMURI ME KAFKË DHE KOCKA TË KRYQËZUARA/ Simboli i klubit gjerman përfundon në listën e antiterrorizmit anglez (FOTO)

Delo.autor

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Valon Berisha tregon shanset që ka Kosova kundër Çekisë dhe Anglisë

Delo.autor

Leave a Comment