Futboll Seria A Sport

“DUHET TË JEMI TË PËRQENDRUAR NË…”/ Ylli Ngo: Tirana e frikshme në… sulm

Majkëll Ngo është i bindur se Tirana do të bëjë mirë nëse rregullon mbrojtjen dhe materializon në gol çdo rast që i del para portës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi i bardhebluve pas dy golave thotë se Tirana është pretendente për titullin. Shpreson që të dalë golashënues. Anglezi sqaron se ku duhet të riparohet skuadra bardheblu. Ngoja kthehet në Superiore me dy gola, ndërsa sulmuesi anglez qëndroi tri sezone te bardheblutë, por palët nuk ia dolën të rinovonin në fillim të gushtit 2020. Me 13 gola dhe më shumë se 15 asiste, Ngo ishte parvjet titullar i padiskutueshëm, por që prej largimit nga Tirana luajti pak kohë në Qipro. Ngo ishte në dhjetor në Shqipëri për të arritur një marrëveshje të dytë me bardheblutë, por që nuk u arrit. Marrëveshja u mbyll në fund të korrikut me nëntë mijë euro rrogë në muaj.

Ndeshja hapëse e Tiranës shkoi shumë mirë. Katër gola, dy nga të cilët i shënuat ju…

Ishte ndeshje e mirë për Tiranën dhe atë që treguam në fushën e lojës. Jam i kënaqur për dy golat dhe për fitoren e Tiranës. Sigurisht që kemi shumë për të përmirësuar për sa i përket kompaktësisë si ekip. Duhet të punojmë më shumë. Në fazën sulmuese kemi qenë shumë mirë në ndeshjen me Skënderbeun. Kemi krijuar raste ashtu siç kemi bërë në stërvitje. Ky është një sinjal shumë i mirë për skuadrën edhe në javët në vazhdim.

Ama duke qenë në qendër të vëmendjes, kundërshtarët do të luajnë ndaj jush më ashpër…

Kjo nuk më frikëson për sa i përket sezonit në çdo ndeshje. Unë bëj punën time.

Keni shënuar dy herë. Një shenjë e madhe që Ngoja është ai i mëparshmi. Njëlloj si sezoni i titullit?

Është shumë e rëndësishme që shanset e krijuara t’i materializojmë, pra të bëjmë sa më shumë gola.

Çfarë duhet të ndryshojë Tirana që të jetë një skuadër e pamposhtur në Superiore?

Tani duhet të jemi të përqendruar në mbrojtje. Atje duhet të punojmë shumë. Nëse do t’i menaxhojmë mirë këto dy reparte, sulmin dhe mbrojtjen, do të jemi të pandalshëm këtë sezon.

Me katër gola Tirana kandidohet që në fillim si skuadra që duhet të mundet. Pra, rruga është drejt titullit?

Është sezon i gjatë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. E dimë që kemi një skuadër të mirë, por duhet të jemi të përqendruar në çdo pozicion.

Shoh që nuk do të flisni hapur për titullin kampion, edhe pse gjithmonë shpresoni te suksesi i klubit…

Nëse nuk kemi ekuilibër në fushë dhe në reparte, do të jetë fatale për ne dhe objektivin tonë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për atë që bëjmë në fushën e lojës.

Cili është objektivi i Majkëllit në këtë sezon, veç titullit të Tiranës?

Jam i kënaqur me skuadrën, me paraqitjen dhe mënyrës e lojës që po bëjmë. Në fund dua të shënoj sa më shumë, pse jo, të mos jem golashënuesi i Superiores.

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Përballje spektakolare, Di Lorenzo vendos baraspeshën (VIDEO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Teuta mposht kampionët e Gogës, Partizani merr derbin

Delo.autor

“NUK JAM UNË FAJTORI”/ Ish-goleadori i Naftëtarit: Si më vunë prangat në komunizëm për një karton të kuq

Delo.autor

Leave a Comment