Futboll Sport

“KARRIERA E BUFFON ËSHTË PËR T’U ADMIRUAR”/ Legjenda Casillas: Argëtohet në fushë edhe 42-vjeçar…

Ikona dhe legjenda të një vendi, rivalë në fushë, por miq çdo ditë, kampionë të Botës dhe Europës me Spanjën. Pastaj Barça dhe Real Madridi. Carles Puyol dhe Iker Casillas mbyllën “Sport Festival” së bashku me Javier Tebas, president i La Liga-s. Ata folën për gjithçka në “Gazzetta dello Sport”: kujtime, trofe, anekdota, Messi, Ronaldo dhe .. Italia.

CASILLAS – Ish-portieri spanjoll u tërhoq nga futbolli në verë, pas pesë vitesh te Porto. Atje pësoi një sulm në zemër, çka ia bëri të pamundur vazhdimin. Sot, nga jashtë, ai ndjek dhe admiron Gigi Buffon, ende në fushë, edhe pse 42 vjeç: Jam i lumtur për të, sepse Gigi ende argëtohet. Unë mendoj se një lojtar duhet të luajë deri në sekondën e fundit, sa mundet. Ai është një shembull për portierët e rinj, që janë me fat ta studiojnë nga afër. Karriera e tij është për t’u admiruar”.

Pastaj, disa fjalë për futbollin pa tifozë, diktuar prej koronavirusit: “Pa publik, futbolli nuk është emocionues. Shpresoj të gjendet një zgjidhje. Për momentin kemi nevojë për durim dhe vëmendje ndaj shëndetit, por stadiumet do të bëjnë përsëri zhurmë”. Po klasikja më e mirë e luajtur prej tij? “Finalja e Kupës së Mbretit 2011, me golin e Ronaldos në kohën shtesë”, – veçon Casillas.

Në fund, disa përjetime nga trofetë e fituar në ekipin kombëtar me Puyol: “Trofe të paharrueshëm. Ne kemi përjetuar moment të jashtëzakonshme, kemi fituar tituj, që ekipi kombëtar nuk kishte gjasa t’i mendonte. Spanja jonë kishte të paktën 5 ose 6 kapitenë, ishte plot me udhëheqës të shkëlqyeshëm”.

Related posts

SHEVCHENKO TEK STOLI I GENOA-S/ Braida bën parashikimin e radhës për ukrainasin pas “Topit të Artë”

Delo.autor

Jose Mourinho bën “pazar” në Spanjë, gati për të firmosur me lojtarin e Barcelonës

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ 150 milionëshi ka dyshime, Liverpool është gati të përfitojë

Delo.autor

Leave a Comment