Futboll Sport

KALENDARI EURO 2020/ Ja renditja në Grupin H dhe 4 ndeshjet e radhës të Shqipërisë

Shqipëria bëri një reagim mbresëlënës pasi fitoi me rezultatin 4-2 përballë Islandës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Kjo fitore i ka dhënë besim kuqezinjve të shpresojnë për një kualifikim të mundshëm, por “finalja” e vërtetë do të luhet kundër Turqisë më 11 tetor.

Një transfertë e vështirë për Edi Rejën ku vetëm fitorja mban në lojë kuqezinjtë për kualifikimin në Euro 2020.

Pas 6 ndeshjeve, Grupi H befasisht kryesohet nga Turqia me 15 pikë të grumbulluara, po aq ka edhe Franca e vendit të dytë.

Në vendin e tretë renditet Islanda me 12 pikë, ndërsa pas saj vjen Shqipëria në kuotën e 9 pikëve.

Vetëm vendin i pestë për Moldavinë (3 pikë), kurse Andorra pozicionohet e fundit me 0 pikë.

Kalendari i ndeshjeve të ardhshme të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020:

11 tetor/ 20:45 Turqi – Shqipëri

14 tetor/ 20:45 Moldova – Shqipëri

14 nëntor/ 20:45 Shqipëri- Andorra

17 nëntor/ 20:45 Shqipëri- Francë

Related posts

KATAR 2022/ Brazili “poker” Bolivisë! Argjentina “ngec” me Ekuadorin, festë edhe për Perunë (REZULTATET)

F.autor

ËSHTË “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ “Pleshti” ka shënuar gola në çdo fazë Championsit, ja raundi më produktiv

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Leonardo në rrezik shkarkimi nga Milani, e zëvendëson shqiptari…

Delo.autor

Leave a Comment