Futboll Premier League Sport

KATASTROFË HISTORIKE/ Liverpool kthehet 57 vite mbrapa. Aston Villa poshtëron keq Kampionët e Anglisë

Duhet të kalonin plot 57 vite që Liverpool të rikthehej të pësonte plot 7 gola! Një çmenduri e vërtetë. Ishte viti 1963 kur skuadra e Tottenham, që sot mundi Manchester 6-1, fitonte ndaj “Reds” 7-2…

Sot, makthi u rikthye dhe ndodhi ndaj ekipit modest Aston Villa në “Villa Park”, aty ku u masakrua skuadra e Jurgen Klopp me shtatë gola dhe me një super Ëitkins dhe Grealish, që edhe realizoi një rrjetë nga festivali i madh.

Salah arriti ta dërgojë topin dy herë në portën e Aston Villa, por më kot, pasi statistikat në fund janë tenistike…

Që do të ishte një mbrëmje makthi u pa që në pjesën e pareë, ku Aston Villa e mbylli me rezultatin 4-1 ndaj ekipit të Klopp. Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi dhe pas tri golave të Ëitkins shënuan edhe Barkley e dy herë Grealish.

Related posts

Juventus, Chiellini: Conte të bën të vdekur!

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ “Topçinjtë” zgjohen me vonesë, realizojnë 2 gola në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Musolli: 200 ndeshje? Dua të bëhem “Totti i Kukësit”

Sadik.Autor

Leave a Comment