Futboll Seria A Sport

SPAL-JUVENTUS/ Cristiano Ronaldo, pas Batistutës ka në shënjestër edhe…

Juventusi ka fituar 3 nga 5 sfidat kundër SPAL-it, brenda viteve 2000 (1 barazim dhe 1 humbje kompletojnë bilancin). Suksesi i fundit është ai 2-0 në shtator, ndërsa në total, “Zonja e Vjetër” e ka mbajtur në 3 nga pesë raste portën e saj të paprekur. 

* SPAL-i është i pamposhtur në shtëpi në shekullin e 21-të kundër Juves në Serinë A, barazim 0-0 në mars 2018 dhe sukses 2-1 në prill 2019, pasi Juventusi ishte shpallur matematikisht kampion i Italisë.

* Skuadra e fundit që ka mundur një rival mes të cilëve ka pasur 41 pikë ose më shumë në renditje, në Serinë A, ka qenë pikërisht SPAL-i, sezonin e kaluara kundër Juventusit (2- 1 në prill 2019, pasi Juventusi ishte shpallur matematikisht kampion i Italisë).

* Pesë ndeshjet e fundit mes të parës dhe të fundit në renditjen e Serinë A kanë përfunduar me suksesin e kryesuesve. Humbja e fundit që ka pësuar ekipi i vendit të parë ndaj të fundit ka qenë pikërisht Juventusi, në maj të vitit 2016, kundër Veronës, por edhe në atë rast bardhezinjtë e kishin fituar matematikisht titullin.

* Me 15 pikë të grumbulluara pas 24 javësh, si SPAL-i, i vetmi ekip që ka mundur të mbijetojë në fund në epokën e tri pikëve është Krotone në sezonin 2016-2017.

* Juventusi ka dalë e mposhtur në 3 nga 5 transfertat e fundit, dy prej të cilave radhazi. Hera e fundit që bardhezinjtë kanë pësuar 3 humbje radhazi jashtë fushe ka qenë në prill 2018, me Zakeronin në stol.

* Sot sfidohet skuadra që ka goditur më pak portën rivale (83), kundrejt Juventusit me 154, i dyti vetëm pas Atalantës (188 goditje në kuadratin e portës kundërshtare).

* Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, do të luajë sot ndeshjen numër 1000 mes karrierës në klube dhe kombëtares së parë (përfshirë edhe miqësoret). Për më shumë, sot do t’i mjaftonte një gol për të barazuar rekordin e ish-milanistit Manuel Rui Kosta (42 gola), si portugezi që ka shënuar më shumë në historinë e Serisë A.

* Kristiano Ronaldo ka shënuar në 10 prezencat e fundit në Serinë A (mungoi në javën e kaluar ndaj Breshas) dhe sot do të kërkojë rekordin e ndeshjes së 11-të radhazi me gol, rekord i cili aktualisht ndahet mes Gabriel Omar Batistutës dhe Fabio Kualjarelës.

Related posts

Luftëtari-Flamurtari/ Rihapet takimi, Nedeljkoviç shënon me kokë

Sadik.Autor

ZGJEDHJA MES TURQISË DHE ITALISË/ Shtohet interesi për Vedat Muriqin, ja vendimi që merr

Delo.autor

SFIDA NDAJ INTER/ Dueli i bomberave të minutës së fundit, mbrojtësi Hysaj pritet titullar ndaj “Zikaltërve”

Delo.autor

Leave a Comment