Futboll Seria A Sport

NGA JUVENTUS TEK CHELSEA/ Sa shumë thumbime. Conte dhe pushimet, film i parë…

Njëzet e pesë korrik 2008, porsa ishin zbuluar kalendarët e Serisë B. “Do të kisha pëlqyer një fillim më të lehtë, ndërsa në tetë ndeshjet e para kemi kundërshtarë që janë përforcuar shumë”. Gjejeni kush? Antonio Konte, normalisht, atëherë trajner i Barit. Origjinë e një fiksimi që është shndërruar në diçka konstante në karrierën e tij. Kalendari: kjo fjalë e përndjek. Sigurisht mund të thuhet që Konte nuk është pjesë e atyre që thonë: “Herët a vonë do të përballemi me të gjithë”. Eh jo. Si i sfidoj? Kur i sfidoj? Shfryrja e disa mbrëmjeve më parë pas barazimit ndaj Romës (“Disa pyetje tek Interi i bëj vetë unë”) është vetëm kapitulli i fundit i një trajneri gjithmonë në sulm.

PAKETA – Për të cituar një frazë të vetë trajnerit, kush merr Konten merr një paketë. Pra, Marota e di në mënyrë të përkryer që dëshpërimi për një rezultat negativ shpesh mund t’i shkaktojë një sjellje të tepruar. Duke lënë mënjanë arsyet e teknikut, ku specifikisht kemi folur në materialin e djeshëm, duhet nënvizuar fakti se dalja e fundit, në tërësi, nuk është pëlqyer shumë nga drejtuesit, edhe pse jo të gjitha rezultatet mund të shpjegohen me një ditë më shumë apo më pak pushimi krahasuar me kundërshtarin. Megjithatë, çështja, duhet thënë, nuk ka rritur tensionin mes palëve: Marota dhe Konte janë parë rregullisht në “Appiano” dhe asnjëri nuk është rikthyer mbi çështjen, shenjë që nuk ishte diçka me rëndësi parësore. Ajo që dallohet është dëshira e trajnerit për të stimuluar të gjithë përbërësit e klubit: merkaton, politikën sportive, menaxhimin e resurseve.

NË 2013-ËN… – Konte e ka bërë gjithmonë. Për Barin folëm më sipër. Trajneri tri mbrëmje më parë, pa cituar fjalën Juventus, u është referuar me qartësi bardhezinjve. “Ka qenë kështu në të kaluarën dhe kështu vazhdon të jetë”, është fraza tjetër që bëri zhurmë. Sepse, e kaluara është edhe Konte juventin: edhe ai ankohej, të jetë e qartë. Ndodhi në 2013-ën, rastësisht edhe atëherë pas një transferte në Romë. Ndaj, edhe Marota nuk është habitur më shumë se duhet…

konte

EDHE NË LONDËR – Konte është edhe trajneri që, në krye të kombëtares italiane, ka krijuar më shpesh debate me Ligën për datat e fundsezonit, duke kërcënuar edhe me dorëheqjen. Konte, gjithmonë ai, është edhe trajneri që në vitin e dytë në Premier Ligë përdori mikrofonat për të nënvizuar se si Çelsi i tij ishte i penalizuar nga kalendari. Në shtator 2017, përpara një sfide me Mançester Sitin, akuzoi: “Do të kthehemi në Londër në 4 të mëngjesit dhe do të kemi vetëm një ditë për të rikuperuar, mendoj se nuk është e drejtë”. Dy muaj më prapa: “Është hera e katërt në 14 ndeshje që pushojmë më pak ditë se kundërshtari. Jemi 11 pikë larg nga Siti? Më jepni të njëjtat ditë pushimi të kundërshtarëve, më pas shikojmë”. Morali i fabulës? Për të njohur të tashmen, mjafton të lexosh të kaluarën. Të Kontes dhe jo vetëm.

Related posts

BËHET FUTBOLLISTI I DYTË MË I PAGUAR NË ITALI/ Ja çfarë e ndan Matthijs De Ligt me Juventusin

Delo.autor

Nuk kanë fund telashet për Zidanen, merkatoja e verës del ‘skarco’

Q.Autor

Jose Mourinho: Manchester United do nënshkruajë me një tjetër mesfushor

Q.Autor

Leave a Comment