Futboll Seria A Sport

KËKON PËRFORICME TË MËDHA/ Milan ëndërron goditjen e dyfishtë në janar, ja emrat…

Milan po vazhdon të fluturojë mes kampionatit dhe Europa League.

Skuadra e Pioli-t nuk po gabon asnjë ndeshje  dhe tani ka filluar të mendojë edhe për titullin në Itali. Megjithatë, skuadrës i duhen disa përforcime për të luftuar deri në fund me të mëdhatë e tjera të Serisë A dhe Maldini me Massara-n mund të ndërhyjnë në janar për t’i shtuar armët në dispozicion të Piloi-t.

Objektivi i parë mbetet mbrojtësi i Fiorentina-s, Milenkovic. Klubi i Commisso-s e vlerëson 40 milionë euro serbin, por Milan synon të përfitojë një ulje, duke parë se qendërmbrojtësi nuk do ta rinovojë kontratën që skadon në vitin 2022.

Alternativa e kuqezinjve është një tjetër lojtar i Fiorentina-s, Pezzella, i ndjekur edhe në të kaluarën nga Maldini. Fiorentina kërkon 12-13 milionë euro për argjentinasin.

Një tjetër argjentinas tundon Milan-in. Bëhet fjalë për Mauro Icardi-n. Ish-ylli i Inter-it nuk po gjen shumë hapësira te PSG e Tuchel, me  gruan menaxhere Wanda Nara që duket se i ka shkelur syrin Djallit pas derbit të fituar kundër skuadrës së Conte-s.

Icardi do të ishte pasardhësi perfekt i Ibrahimovic ose për të luajtur në krah të suedezit, deri në momentin që ky i fundit nuk do të vendosë t’i thotë lamtumirë futbollit.

Related posts

PASI AGUERO HUMBI PENALLTINË KUNDËR TOTTENHAMIT/ Shikoni reagimin epik të Guardiolës (VIDEO)

Delo.autor

PASIMI QË JU LË PA FRYMË/ Messi dhuron “magji” në “Camp Nou” (VIDEO)

Delo.autor

Goditet trajneri Gunes, anulohet gjysmëfinalja mes Fenerbahce dhe Besiktas

Sadik.Autor

Leave a Comment