Futboll Sport

CAS-i “me dorë të hekurt”, pezullon për një dekadë ish-zyrtarin e FIFA-s

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk e ka ndryshuar vendimin për dënimin me 10 vite pezullim të ish-sekretarit të FIFA-s Jerome Valcke.Ish-krahu i djathtë i Sepp Blatter akuzohet që nga 2015 për rishitje të biletave të Kupës së Botës në mënyrë të paligjshme dhe ndërhyrje të parregullt në garën për marrjen e të drejtave të transmetimit të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Qeveria botërore e futbollit FIFA e dënoi me 12 vite pezullim francezin Valcke nga të gjitha aktivitetet futbollistike, por dënimi u reduktua në 10 vite. Ai tentoi të revokonte vendimin e FIFA-s, por organi i CA-it e konsideroi “shumë korrekte vendimin e fundit”.

Valcke ka këmbëngulur se nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë 8 viteve të shërbimit si numri 2 i FIFA-s.

Related posts

ABSURDITETI/ I detyruar të kryejë ushtrinë, Son gjen zgjidhjen për t’i shpëtuar dënimit

Isa.Autor

STATISTIKA FANTASTIKE/ Gola dhe asiste, ja si bomberi Lewandowski bëri vitin perfekt…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Dinamo mposht Tiranën me “ruletë ruse” dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment