Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA DY KLUBE TË MËDHA/ Ja kërkesa milionere e Calhanoglu për të qëndruar me “Kuqezinjtë”…

Kontrata e lojtarit të Milan-it, Hakan Calhanoglu, skadon në vitin 2021 dhe, sipas mediave italiane, ai kërkohet nga klube italiane dhe gjermane dhe kërkon një kontratë të re 6 milionë euro në vit për të qëndruar në San Siro.

Siç ka bërë të ditur Tuttosport, Milan-i ka frikë se mund ta humbasë turkun me kosto zero verën e ardhshme sepse negociatat për zgjatjen e kontratës janë komplikuar.

26-vjeçari që ka shkëlqyer në këtë fillim të sezonit thuhet se ka kërkuar një marrëveshje të re me 6 milionë euro në vit.

Dy skuadrat e interesuara për Calahnoglu janë Juventus dhe Leverkusen.

Menaxheri i tij do të shkojë në Milano në javët e ardhme për të diskutuar për kontratën e klientit të tij.

Related posts

LUCAS DIGNE ZYRTARIZOHET TEK ASTON VILLA/ Gerrard: Përforcim emocionues

Delo.autor

Inter – Milan, shtyhet derbi ‘Della Madonnina’? Ja arsyeja…

Q.Autor

NDËRHYRJA E ASHPËR NGA MERTENSIT/ Virgil van Dijk: Nuk mendoj se ishte ndërhyrje e keqe, por kurrë nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment