Futboll Seria A Sport

INTER-MILAN/ 172 përplasje midis dy klubeve në Serie A. Ja statistikat…

Derbi i nesërm midis Inter dhe Milan do të jetë ai numër 173, duke marrë parasysh vetëm përplasjet midis dy klubeve në Serie A.

Një numërim që jeton në momente, periudha në të cilat dominojnë sukseset zikaltër dhe të tjera në të cilat kuqezinjtë kanë fituar.

Dhe kjo në përgjithësi, pavarësisht avantazhit të Interit për sa i përket suksesit, tregon për një ekuilibër të përgjithshëm të rezultateve.

Në 172 ndeshjet e tyre, Interi në fakt ka fituar 66 herë. Nga ana tjetër, 51 janë fitoret e Milanit. 55 sfida kanë përfunduar në barazim.

Një pilulë tjetër statistikore: Interi nga përplasjet me Milan ka marrë 253 pikë në përgjithësi, ndërsa kuqezinjtë 208 pikë kundër Interit.

Related posts

Debutim ëndrrash, sulmuesi shqiptar shënon dopietë për 4 minuta

Q.Autor

SPEKTAKOLARE/ Shikoni pritjen MADHËSHTORE që i bëjnë TIFOZËT E MILANIT, KAKAS (VIDEO)

Isa.Autor

FITORJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Ja çfarë i tha Shaqirit pas dy golave ylli i Liverpoolit…VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment