Futboll Sport

“KËSHTU NUK RREZIKOJ SHANTAZHIN”/ Ish-lojtari i Juventus: Ja pse futbollistët preferojnë seksin me pagesë

Vazhdon të bëjë bujë në Angli biografia “Both Sides” e Nicklas Bendtner, ish-lojtari i Juventus-it dhe Arsenal-it. Pas  faqeve në lidhje me lojën e bixhozit, tani e kanë radhën vajzat escort dhe ish-sulmuesi nuk i ka lënë hapësirë imagjinatës:

“Preferoj të bëj seks me pagesë, kështu nuk rrezikoj shantazhin. Ndoshta mund të pyesni veten pse prostitutat janë një fenomen kaq i përhapur në futbollin profesionist”.

“Është shumë e thjeshtë: sepse është më pak e rrezikshme se të dalësh me një vajzë të vendit”.

Në “Both Sides”, Bendtner ka siguruar se pagesa për të shkuar në krevat me një profesioniste është një zakon shumë i përhapur në futboll, madje edhe një ditë para ndeshjes.

“Prostitutat nuk janë 100% të sigurta, por të paktën kanë një biznes për të mbrojtur”.

Gjatë kohës që luante në Londër me Topçinjtë vetë Bendtner ka qenë viktimë e një shantazhi nga një prej këtyre vajzave profesioniste.

“Një herë, – ka kujtuar ish-sulmuesi danez, – ka ardhur një vajzë me të cilën kisha shkuar në krevat dhe më ka thënë se kishte mbetur  me barrë dhe se kishte një çmim për heshtjen e tij. Donte të bënte gjoksin dhe në fund kam paguar për ndërhyrjen”.

Related posts

Valencia cakton çmimin për shitjen e sulmuesit italian Simone Zaza

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Gati 100 milionë euro për të zëvendësuar Lewandowskin, Bayern hedh sytë tek ylli i Serie A…

Delo.autor

U SHKARKUA NGA ÇELSI NË JANAR/ Frenk Lampard gati të marrë drejtimin e skuadrës së…

Delo.autor

Leave a Comment