Sport Të tjera

KISHTE LIDHJE JASHTË-MARTESORE/ Notari kampion bote përjashtohet nga garat

Katër herë kampioni i botës, notari japonez Daiya Seto, është pezulluar nga garat deri në fund të këtij viti nga Federata Japoneze e Notit, për shkak se kishte një lidhje jashtë-martesore.

Notari 26-vjeçar u pezullua me motivacionin e thyerjes së normave të sjelljes sportive. Seto është kampion bote në garën e 200 dhe 400 metrave stil i përzier. Ai është pezulluar edhe nga pozicioni i kapitenit të kombëtares japoneze.

Pavarësisht kësaj, ai do të ketë mundësi të jetë pjesë e delegacionit olimpik japonez në Olimpiadën “Tokio 2021”, që zhvillohet verën e ardhshme. Në Olimpiadën e Rios, ai fitoi medaljen e bronzit në 400 metra stil i përzier.

“E vetmja mënyrë që të më falin është të vazhdoj të garoj dhe fitoj në pishinë, duke fituar besimin e familjes time, e cila është lënduar thellë nga sjelljet e mia të papërgjegjshme”, tha Seto.

“Kjo ngjarje do të më motivojë më shumë, për të qenë një notar edhe më i fortë në pishinë. Në këtë mënyrë, familja ime dhe të gjithë do të më njohin sërish si një notar fitues”, tha Seto.

Related posts

UDHËTOI DREJT ITALISË/ Lukaku arrin marrëveshjen me klubin e Inter, ja kur zyrtarizohet (VIDEO)

Delo.autor

Sporti bashkon Shqipërinë dhe Kosovën (FOTO)

Q.Autor

DERBI I ANGLISË/ Manchester United thyen perfeksionin “Qytetarëve” pas 4 muajsh në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment