Futboll Seria A Sport

KONSIDEROHET LIDER TEK INTER/ Ka humbur vetëm një sfidë brenda qytetit, “luftëtari” Vidal di si fitohet në derbi

Hiqjani të gjithë, por jo Arturo Vidalin. Interi vazhdon të humbasë pjesë rrugës dhe në mesfushë do të duhet të heqë dorë nga Sensi (i skualifikuar) përveç Galjardinit dhe Naingolanit, të cilët kanë rezultuar pozitivë në tamponët e javës së kaluar. Dhe ja që prania e Vidalit bëhet gjithmonë e më e rëndësishme në optikën derbi, ku mund të gjejë rolin e gjysmanësorit që e bëri të njohur në nivel ndërkombëtar pikërisht nën drejtimin e Kontes.

Mes shumë mesfushorëve me të cilët ka punuar, askush si kiliani nuk ka qenë i aftë të ekzaltohet në mënyrë kaq vendimtare: 40 gola në 126 ndeshje me Konten si trajner në kohët e Juves, tre tituj të fituar së bashku. Në disa aspekte Vidal është një hajmali e trajnerit, por edhe për shokët e skuadrës, që tek ai shikojnë një luftëtar për ta ndjekur në betejë. Dhe derbet fitohen kështu, duke shumëzuar energjitë deri në fund, për të mos pasur pengje.

LIDER – Vidal konsiderohet që tani lider tek Interi. Jo rastësisht ka fituar tetë tituj në nëntë vitet e fundit. Sigurisht, ka luajtur edhe në skuadra që kanë dominuar në vitet e fundit, por kur u transferua te Juventusi, bardhezinjtë vinin nga një cikël i errët dhe ai ishte nismëtar i triumfeve. Konte e kërkoi për një periudhë të gjatë, nisur që vitin e kaluar, por mundi ta përqafojë vetëm këtë verë. Tani mesfushori dhe trajneri kanë në mendje të njëjtin projekt: t’i japin fund dominimit të Juves.

VIDAL

Vidal ndoshta nuk do të jetë më lojtari i inkursioneve vrastare si në vitet e para me Konten, por trajneri i ka gjetur një vendosje taktike: më pak sulmues e më shumë ekuilibrues, si digë në mesfushë për të qëndruar në mënyrë konstante në linjën e pasimeve dhe për të diktuar kohët e presingut të avancuar. Në debutim kundër Fiorentinës aktivizimi i tij ndryshoi ekuilibrat dhe ndihmoi Interin të plotësonte përmbysjen finale. Dhe nga ai moment ka qenë gjithmonë titullar, në Benevento dhe në Romë kundër Lacios. Ka bërë të ndihet pesha e muskujve dhe karizmës, duke shndërruar qëndrimin jo gjithmonë të përpiktë të Interit në ndeshje.

Vidal Konte

RIKTHIM NË TË KALUARËN – Kundër Milanit do të jetë luftë me kohën. Vidal do të rikthehet në Milano vetëm të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten do të stërvitet në “Appiano Gentile” me pjesën tjetër të skuadrës. Kundër kuqezinjve ka humbur vetëm një herë në 9 precedentë, duke firmosur edhe golin e fitores në një nga 6 sukseset. Në Torino ka fituar 5 derbe nga 6, duke humbur vetëm të fundit. Konte e pret me ankth. Të shtunën do të luftojë betejën e parë të vërtetë të sezonit dhe dëshiron ta ketë luftëtarin e tij. Me përjashtim të surprizave, prania e kilianit në derbi është e sigurt.

Related posts

LARGOI RICARDO RODRIGUEZ/ Milan gjen pasuesin në kampionatin turk tek klubi…

Delo.autor

PAS 13 MINUTASH LOJË/ Pas një asist nga Gervinho, Hernani zhbllokon sfidën ndaj Milan (VIDEO)

Delo.autor

MIQËSORJA NË “SELMAN STËRMASI”/ Tirana triumfon me përmbysje “klasiken” ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment