Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Nuk ka qetësi tek Milan, dy lojtarët rezultojnë sërish pozitivë

Zlatan Ibrahimoviç dhe Leo Duarte ende nuk e kanë kaluar Koronavirusin, ndonëse nga java e kaluar kur zbuluan se ishin pozitivë u karantinuan në shtëpi.

Ibra gol

Pas testeve të radhës të kryera, dy lojtarët morën përgjigjet se janë ende pozitivë me Koronavirus dhe nuk mund të thuhet ende nëse do të jenë të gatshëm për derbin ndaj Interit më 17 tetor apo jo.

Një problem ky jo i vogël për trajnerin Pioli, sidomos për mungesën e sulmuesit suedez, i cili është një pikë referimi te Milani dhe prania e tij në derbi do të ishte shumë e rëndësishme.

Nga ana tjetër është rikuperuar Romanjoli që vuante dëmtim dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj zikaltërve. Ndërkohë vazhdon  me rikuperimin Ante Rebiç.

Related posts

Shqipëri U21-Bosnje U21/ Nis pjesa e dytë, Bushi menjëherë me dy zëvendësime

Sadik.Autor

MOXHI “LLUMOS” RONALDON/ Futbolli italian në KRIZË, e dëshmon transferimi i…

Isa.Autor

SHQIPËRI-LITUANI/ Gjithçka duhet të dini mbi ndeshjen. Ja historiku i përballjes

Delo.autor

Leave a Comment