Futboll La Liga Sport

“EKIPI ËSHTË I QARTË…”/ Koeman flet për situatën tek Barcelona, fitoren ndaj Juves dhe…

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka analizuar gjithçka rreth skuadrës së tij.

Paraqitja e fundit ndaj Juventusit e enuziasmon, ndërkohë që kërkon përqendrim nga të rinjtë, sidomos Ansu Fati Nuk mungon vlerësimin edhe për Griezmann, të cilit i mungon goli.

A prisni një rival më mbrojtës se ata të mëparshmit?

Ne duhet të flasim për veten tonë, do të na duhet një temp i lartë ndaj Alaves.

A është ideja juaj për të ruajtur nivelin e ekspozuar në Torino, edhe në La Liga?

Është e mundur ta përsërisësh formacionin, por duhet të shikosh edhe në aspektin fizik. Ndaj Juventusit luajtëm një ndeshje të plotë, në të gjitha kuptimet. Gjëja më e mirë është se po përmirësohemi.

Si është Ter Stegen?

Dje u trajnua me grupin. Duket mirë, por ka nevojë për të luajtur. Shpresoj se do të jetë gati së shpejti. Nuk është mirë ta vendosim në presion.

A mund të hyjë Umtiti në listën tuaj?

Për momentin nuk është në gjendje të marrë pjesë në ndeshje. Jam i kënaqur me evolucionin e tij, por ka nevojë për më shumë trajnim.

Si po e përjeton fenomenin “Pedri”?

Ai është një djalë normal dhe i përulur. Është normale që të shfaqet në kopertina gazetash, sepse ka bërë shumë mirë që 17 vjeç. Po qëndron me këmbët në tokë. Ai duhet të kënaqet, sepse shokët po e ndihmojnë.

Në çfarë mase ndikon largimi i Bartomeu?

Nuk e di. Nuk është në duart e mia. Unë punoj shumë që ekipi të shkojë përpara. Do të pres të shoh nëse ka ndonjë ndryshim, por nuk jam nervoz. E di që kandidatët do të flasin për projektet e tyre. Do të shohim.

A prisni më shumë nga Dembélé?

Dëmtimet ndikuan në performancën e tij. Tani është më mirë dhe stërvitet plotësisht. Ai është krijues, i shpejtë, i mirë një kundër një dhe mund të luajë në të dy krahët. Është e rëndësishme të keni lojtarë që krijojnë epërsi. Duhet të përmirësohet në humbjen e topave në mesfushë.

Çfarë këshille do t’i jepnit Ansu Fati?

Të vazhdojë të përmirësohet. Dje i fola për çështjen e përqendrimit. Në këtë pikë duhet të përmirësohet, sepse është më mirë për të. Cilësia nuk i mungon, ne jemi këtu për ta ndihmuar.

Ku ju pëlqen më shumë Pedri?

Ai ka luajtur në të tria pozicionet e qendrës së fushës. Varet nga shumë faktorë, ku unë e vendos, nga qasja e rivalit Gjithashtu, varet nga pozicioni i Leos. Ai ka treguar në trajnim se mund të luajë kudo.

Çfarë mund të bëjnë ata që nuk luajnë kaq shumë minuta?

Sot ekipi është i qartë. ata duhet të presin për mundësinë e tyre dhe të tregojnë sa vlejnë në trajnim.

A ka ndryshuar diçka me Griezmann?

Nëse fitoni, mund të shihni përmirësimin e mjedisit. Pas Real Madridit ishim të trishtuar. Kjo ndikon te lojtarët. Nuk kam asnjë ankesë për të nga ndeshjet apo seancat stërvitore. Ndaj Juventusit i mungoi fati për të shënuar. Jemi shumë të qetë për të.

Çfarë mbani mend për debutimin tuaj në moshën 17 vjeç dhe a krahasoheni me Ansu dhe Pedri?

Nuk është normale të krahasosh kohë të ndryshme, e thashë më lart. Unë kam debutuar me Groningen. Duhet të jesh modest dhe të punosh shumë, të stërvitesh për t’u përmirësuar çdo ditë. Ata të dy janë njerëz shumë të mirë dhe duhet të kënaqen kur janë me mjeshtra si Messi dhe Busquets.

A është mbrojtësi i djathtë, pozicioni që kontestohet më shumë?

Jam shumë i lumtur me Sergiño, i cili duhet të përshtatet, por tregoi cilësinë e tij kundër Real Madridit. Roberto është siguri. Të dy mund të luajnë. Rivaliteti (konkurrenca) na përmirëson.

Related posts

JUVENTUS HEQ DORË PËR HYSAJN/ Një tjetër skuadër interesohet për mbrojtësin, ja emri

Delo.autor

Ancelotti acaron milanistët: Tradhtar, shite veten për disa euro!

Sadik.Autor

E ARDHMJA E TIJ NË DILMË/ Willian “harron” Juventusin, projektohet kalimi te rivalët e Chelsea!

Delo.autor

Leave a Comment