Futboll Seria A Sport

KRIZË SULMI TEK INTERI/ “Lu-La” e lodhur, shumë goditje dhe 0 gola

Ka një mungesë të dukshme proporcionaliteti tek Interi, që mund të shndërrohet në një tendencë negative, në gjendje të vendosë në rrezik objektivat. Situata është e thjeshtë: në njërin krah rastet e krijuara, loja e prodhuar, sforcoja për të qenë prezentë në gjysmëfushën kundërshtare.

E në këtë rast tabela thotë zero. Është vetëm hera e parë që rastis në sezon, vërtet, por mungesa e proporcionalitetit vazhdon në çdo ndeshje. Dhe është një faj, e qartë. Nuk mund të përdoren si justifikim traversat e Kievit. Ndërsa gabimi me portë bosh i Lautaros është teknik, mungesa e fatit ndikon pak.

BOSHLLËK – Si dilet? Aftësia për të shënuar stërvitet, edhe në nivelet e larta. E ka treguar njëfarë Zllatan Ibrahimoviç, i cili shumë i ri te Juventusi u mor në patronazh nga Fabio Kapelo për të kuruar më shumë raportin me golin, përqindjen e tij realizuese: 30 minuta seanca shtesë çdo ditë. Ndoshta Antonio Konte do të marrë ndonjë mendim. Në krahun tjetër gota gjysmëplot tregon për një skuadër asnjëherë të dominuar nga kundërshtari në planin e lojës, pra asnjëherë e vendosur poshtë në mos për disa fragmente loje.

Megjithatë, Konte punon te ideja e gotës gjysmëbosh: te pengjet për rastet e dështuara. E quajnë “instinkti vrasës”. Është një defekt skuadre që Konte e ka kuptuar prej kohësh. Interit në këtë aspekt i duhen disa rregullime. Tabela e së martës në këtë rast është një alarm: 10 goditje kundër 3 për skuadrën e Kontes dhe 9 nga ato 10 u regjistruan nga brenda zonës së rreptësisë së Shahtjorit, tregues i rrezikshmërisë së lartë të skuadrës së Kontes. Si të thuash: Orkestra funksionon, mungon vetëm manovra për të fituar ndeshjet.

LODHJE – Ka edhe një tjetër shpjegim fizik, përtej diagnozës. Lukaku dhe Lautaro, nga momenti i rikthimit pas pauzës për angazhimet me kombëtaret, nuk kanë pushuar, sepse Sançez nuk ka qenë në gatishmëri. Nga lojtarët në lëvizje, pra me përjashtim të Handanoviçit, Lukaku dhe Lautaro janë përkatësisht lojtari i parë dhe i tretë me më shumë minuta të luajtura: 605 belgu, 472 argjentinasi.

Pra, normale të humbasë diçka në terma kthjelltësie. Një skuadër që ka ambicie të synojë majat nuk mund të varet nga golat e një personi të vetëm. Konte ka një nevojë ekstreme për të gjetur referimet në sulm përtej Romelut. Një mangësi për t’u rregulluar në rrugën drejt suksesit.

Related posts

TELASHE PËR ALGERIN E JUVES/ Dyshohet se ka pastruar… para

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Real Madrid arrin marrëveshjen me talentin spanjoll…

Delo.autor

Martial kërkon largimin nga Man United, por do të qëndrojë në Angli

Isa.Autor

Leave a Comment