Futboll Premier League Sport

“AGJENTI MË THA SE…”/ Stam zbulon ditën kur Ferguson e largoi nga “Djajtë e Kuq”

Jaap Stam ka rikujtuar momentet e inatit dhe konfuzionit pas vendimit të papritur të Manchester United që vendosi ta shiste te Lazio në kulmin e karrierës.

Sir Alex Ferguson ka pranuar më vonë se shitja e holandezit ka qenë gabimi më i madh i karrierës së tij, por Stam ka zbuluar se skocezit nuk iu desh shumë kohë për t’i dhënë lajmin.

“Nuk zgjati shumë, mbase 10 minuta,” shprehet Stam.

“Si në takimin e parë e deri tek i fundit, nuk kemi folur për një kohë të gjatë bashkë. Ai e kishte kuptuar statusin dhe personalitetin tim.

“Agjenti më telefonoi dhe më tha se më kanë shitur. Mendoja se po tallej. Pak më pas më mori Ferguson dhe më tha ta prisja në shtëpi.

“Fola me të në makinë dhe më tha se u kishte ardhur një ofertë dhe klubi e kishte pranuar. Po plasja nga inati, por aq ishte.”

Related posts

“GLADIATORI VERDHEKUQ”/ ROMA rinovon me KAPITENIN e së ardhmes…

Isa.Autor

Talenti rebel i Schalke drejt Milan?

Sadik.Autor

MILAN NIS OPERACIONIN “FSHESA”/ Në hyrje “djalli” josh Asension, kërkon skonto edhe për Diaz

F.autor

Leave a Comment