Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI DREJT KONSOLIDIMIT/ Dy futbollist bëjnë me “dhimbje koke” trajneri Gega

Kukësi po merr formë. Pas lëvizjeve të shumta që solli merkatoja, duket se tani çdo gjë po shkon në vendin e vet. Me afrimet e fundit të Ibraimit, Taipit e Vitijës, Skënder Gega po mundohet të formojë 11- shen “tip”. Stafi teknik ka punuar ndjeshëm që skuadra të lidhet dhe të jetë sa më harmonike dhe u pa qartë gjatë miqësores me Skënderbeun se gjithçka është në rrugën e duhur.

Edhe pse ndeshja u mbyll në barazim, ajo ishte një provë për futbollistët. Ajo u shfrytëzua për të parë si funksiononte grupi në tërësi e pa dyshim qëllimi kryesor i stafit teknik ishte që skuadra të përthithte dhe implementonte skemat dhe idetë. Trajneri hodhi në lojë 22 lojtarë, pra dy formacione. Me një ekip të dubluar, dukshëm konkurrenca është shtuar dhe pritet që kjo të sjellë efektet pozitive në vazhdim.

SHQETËSIMET E GEGËS

Stafi teknik ishte paksa në siklet para kësaj miqësoreje, pasi dy nga lojtarët kryesorë të Kukësit kishin shfaqur probleme në kavilje. Kapiteni Vesel Limaj dhe sulmuesi Zenel Gavazaj nuk ishin në gjendjen më të mirë, çka u reflektua edhe në takimin e së shtunës. Nëse Limaj luajti vetëm 15 minuta, Gavazaj nuk u aktivizua fare. Shpresohet që rikuperimi i tyre të jetë i shpejtë, pasi ata llogariten si të rëndësishëm për verilindorët.

GAVAZAJ FITON “KREDITE”

Ashtu si kapiteni, edhe sulmuesi i krahut është në qendër të projektit të Kukësit. Me lojërat e treguara në dy ndeshjet e Ligës së Europës (kundër Slavias së Sofjes dhe Volfsburgut) e kaloi më së miri provën. Ishte drejtori Nderim Nexhipi ai që besoi që në janar te Zenel Gavazaj, kur i bëri parakontratë.

Ai u stërvit për muaj të tërë me ekipin, çka ia bëri shumë herë më të thjeshtë përshtatjen. Ndonëse nuk luante dot në pjesën e dytë të sezonit, gëzonte të gjitha benefitet si lojtarët e tjerë. Edhe pse vëllain e tij (Enis Gavazaj) e larguan, Zenel Gavazaj ka fituar ndjeshëm “kredite” te nënkampionët e Shqipërisë.

Related posts

Locatelli në ‘hije’, mund të huazohet tek një tjetër klub të Serie A

Q.Autor

SOT SFIDA ANGLI-SHQIPËRI/ Reja fikson formacionin, Cikalleshi-Uzuni në sulm. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Delo.autor

Milani sfidon gjigantët anglez për mesfushorin e talentuar gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment