Futboll Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndryshon totalisht formati, shtyhen edhe ndeshjet e së shtunës për Kategorinë…

Ndryshime radikale në Kupën e Shqipërisë. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se të gjitha turet e parashikuara për t’u luajtur me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen me ndeshje teke. Pra, turi i parë, turi i dytë, çerekfinalja dhe deri në finale, ky kompeticion do të jetë me ndeshje teke.

FSHF do të zbardh skemën në orët në vijim, ndërkohë që gazeta mëson se përveç turit të parë dhe të dytë që janë të paracaktuar sipas skemës që ka bërë çdo edicion FSHF (ndeshjet luhen në fushën e ekipeve të renditura më mirë në kampionatin e sezonit të fundit), do të ketë short për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen.

Në këto ture, përveç çifteve përcaktohen edhe fushat ku do të zhvillohen ndeshjet, pasi tashmë ka një specifikë tjetër. Ndërkohë, gazeta mëson se krahas Kategorisë së Dytë, edhe Kategoria e Parë nuk do të luhet të shtunën dhe të dielën siç ishte parashikuar. Të gjitha ndeshjet e javës së parë të Superiores, së Parës dhe të Dytës për kampionat do të luhen më 4 nëntor. Kësisoji, gjithçka do të nisë me Kupën e Shqipërisë të dielën në orën 13:30.

Related posts

Guardiola e thotë përsëri: Skuadër favorite është ajo ku luan Messi

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League financohet nga familja Bin Laden

Delo.autor

KUJTON PËRMBYSJEN HISTORIKE KUNDËR BARCELONËS/ Shaqiri: Kurrë s’kam menduar se do t’i mposhtim 4:0

Delo.autor

Leave a Comment