Futboll Seria A Sport

ERIKSEN DHE FATI/ Inter përçan legjendat: Në Kyiv duhej Kristiani, Real Madrid më mirë tani

Mungesa e fatit, tra versat e goditura nga Barela dhe Lukaku. Dakord, arbitri injoroi një penallti të qartë ndaj Romelut; Lautaro shpërdoroi një shans të artë. Sfida, megjithatë, duhej fituar, në një mënyrë apo në tjetrën, sepse Interi e dominoi, sepse Shahtjori nuk bëri asgjë tjetër veçse të mbrohej dhe të ruante një barazim 0-0 që i lejon të qëndrojë në krye të grupit. Zikaltrit humbën një rast, pasi u treguan të vendosur dhe bindës në pjesën e parë (më pak në të dytën). Klasifikimi i grupit të Champions-it ndërlikohet. Dy pikë në dy ndeshje, me barazime nuk kalohet grupi, kështu që sfidat e radhës ndaj Realit janë për t’u luajtur në 100%.

MENDIME DHE KRITIKA – Vazhdojnë misteret dhe pasiguritë rreth këtij Interi. Të panjohura që janë përpjekur t’i zgjidhin ekspertë të futbollit në studiot e “Sky Sport”, duke nisur nga një ish-interist, Esteban Kambiaso: “Vlera e shtuar e Realit kundrejt Interit, sipas mendimit tim, është në reagimin gjatë ndeshjes. Spanjollët këtë herë paguan faktin se shpenzuan shumë energji në fitoren kundër Barcelonës në La Liga, por në fund patën forcën për të dalë nga fusha me barazim. Interi, në krahun tjetër, pati shumë raste; vërtet, mund të kishte pasur më tepër, por pati edhe mungesë fati. Megjithatë, skuadra e Kontes po fiton një pjekuri prej skuadre të madhe”.

Ka kritika (konstruktive), ndërkohë, Fabio Kapelo, ishtrajner: “Për mua, pavarësisht rasteve të krijuara, tek Interi diçka nuk funksionoi. Pasimet nga mbrojtja ishin pak të sakta dhe manovra shumë e ngadaltë. Mungoi një si Eriksen, i aftë me topin në këmbë dhe në gjendje të krijojë rastin për gol. Danezi duhet të luante më i tërhequr, por u aktivizua pas sulmuesve. Konte nuk e lexoi mirë tipin e ndeshjes, pavarësisht dominimit. Zikaltrit, në çdo rast, meritonin fitoren”.

Disa fjalë edhe nga një ishmbrojtësi milanist, Alesandro Kostakurta: “Klasifikimi është shumë i ngushtë, është një grup që, sipas mendimit tim, do të zgjidhet në ndeshjen e fundit. Interi meritonte më shumë, mbi të gjitha për pjesën e parë të ofruar. Tani, sipas meje, fakti që sfidat ndaj Realit vijnë kaq shpejt është një mundësi për Interin. Bravo, ndërkohë, mbrojtjes zikaltër. U pa një ndeshje në disa aspekte e ngjashme me atë kundër Xhenoas. Ndjesia ime është që kur De Vraj dhe Bastoni janë në fushë, Interi fiton soliditet dhe bind”.

Related posts

LAZIO i vendos çmimin SAVICIT/ Vlen më shumë se POGBA dhe RONALDO

Isa.Autor

Milan-Napoli u mbyll me sherrin Biglia-Sarri

Sadik.Autor

Ozil: Do të jem gati për Kupën e Botës, falënderoj Wengerin për…

Sadik.Autor

Leave a Comment