Futboll Sport

KY MERITON BURGUN/ Ndërhyrje horror, sikur futbolli të ishte front lufte (PAMJE TË RËNDA)

Ndërhyrje të tillë kaq brutale rrallë mund t’i shohësh në fushat e futbollit, edhe në vendet e kategoritë më inferiore të mundshme, ku kamerat nuk kanë vend. Të mos shikosh dhe interesohesh fare për topin, madje as për këmbët e kundërshtarit, por të hidhesh në sparkatë ajrore direkt e në gjunjtë e atij që ke përballë, kjo është masakër, e rëndë dhe tejet e turpshme. Shikoni këtë video dhe kuptoni se deri ku mund të shkojnë caqet e futbollit-luftë, ku respekti për shëndetin e kundërshtarit, “fair play” dhe gjëra të tilla as mendohen.

Të “fluturosh” si “predhë”, me takat si “vare” në gjurin e kundërshtarit, do të thotë se ke nisur luftën. Po, po, luftën, edhe pse pa armë dhe raketa. Nga ballafaqim 11 kundër 11 në fushën e blertë, ndërhyrje të tilla e kthejnë gjithçka në “Vaterlo”, sepse ke konsumuar vepër penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”. Prandaj, përleshja totale më pas nuk është asgjë para hovit, vrullit dhe mllefit të pashpjeguar për ta bërë copë rivalin, me ndërhyrje të tilla hororr.

Related posts

CHAMPIONS/ Bayern dhe super Lewa bëjnë detyrën, Manchester United kualifikohet falë dyshes CR7-Sancho

Delo.autor

Del Bosque me prognozim të pabesueshëm për finalen Real Madrid – Liverpool

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ BAYERN MUNICH/ Depay: Kjo është mundësia e fundit, nuk dua as të mendoj për…

Delo.autor

Leave a Comment