Futboll Sport

MERKATOJA E VERËS U MBYLL/ Ja shifrat e detajuara të shpenzimeve dhe transferimeve

FIFA ka bërë një vlerësim të tregut të transferimeve, që u mbyll këtë javë. Emilio García Silvero, Drejtor i Divizionit të Shërbimeve Ligjore dhe Pajtueshmërisë në FIFA, thotë: “Për herë të parë në dekadën e fundit, futbolli i meshkujve ka parë një rënie të numrit të transferimeve, si dhe një rënie shumë të dukshme në shumat e paguara nga klubet. Sidoqoftë, ne jemi të kënaqur që, pavarësisht nga rrethanat, në futbollin e femrave grave ka pasur një rritje të transferimeve të lojtarëve në të gjithë botën, si në numrin e nënshkrimeve, ashtu edhe në shumat e paguara”.

Ashtu si paratë e shpenzuara, edhe numri i transferimeve është ulur gjithashtu në mënyrë drastike. Në merkaton e verës së vitit 2019, klubet kryen 9.087 operacione kundrejt 7.424 të kësaj periudhe të çuditshme dhe të gjatë transferimesh. Për sa iu përket shpenzimeve, shuma ka shkuar nga 5.800 milionë dollarë në 3.920 milionë dollarë. FIFA nxjerr në pah tri statistika që kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë, të tilla si lojtari që arrin pas përfundimit të kontratës së tij, huazimet dhe futbollistët që kthehen në klubin e tyre pas një periudhe maturimi.

Kështu, 53 për qind e operacioneve kanë qenë si pasojë e zgjidhjes së kontratës, 19 për qind huazime, 14 për qind transferime përfundimtar, ose me marrëveshjeje që kanë klauzolë blerjeje pas një periudhe huazimi; dhe 13 për qind që kthehen në klubin e tyre, pas një huazimi. Edhe një herë UEFA është ajo që monopolizon tregun me 6.097 operacione, kundrejt 491 të Conmebol dhe 390 të Konfederatës Afrikane. UEFA ka lëvizur 3.498 milionë dollarë, kundrejt 295.3 milionë dollarë të Conmebol.

Më shumë se 1.200 milionë dollarë shpenzime në Premier League, që shtoi 485 lojtarë, 439 transferime në hyrje në La Liga, 359 në Portugali, 322 në Gjermani, 290 në Itali dhe 259 në Francë. Lidhur me largimin e futbollistëve, Premier League kryeson gjithashtu me 524, pastaj vjen Spanja me 419 dhe Portugalia me 380. Për sa iu përket shpenzimeve, Anglia kapi shifrën e 1.251 milionë dollarëve, Italia me 543 milionë dollarë dhe Spanja me 486 milionë dollarë.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një SUPER ASIST nga Yarmolenko, Yaremchuk ndëshkon Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEN “ËNDRRËN AMERIKANE”/ Shkëlzen Gashi: E pashë veten në një grataçelë, në SHBA…

Delo.autor

Lemar te Atletico Madrid, arrihet marrëveshja

Sadik.Autor

Leave a Comment