Futboll Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Mesfushori Bare zhvillon ndeshjen e dytë me Espanyol. “Katalanasit” në rrugë të mbarë

Mesfushori i Shqipërisë Keidi zhvilloi dje ndeshjen e dytë me skuadrën e tij Espanjolin në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. 23-vjeçari u aktivizua 26 minuta në pjesën e dytë të fitores së katalanasve ndaj Ponferradinës 2-0.

Bare realizoi debutimin me Espanjolin në 4 tetor ndaj Sabadelës, ku luajti vetëm 5 minuta. Futbollisti ka hasur në vështirësi për t’u aktivizuar vazhdimisht me ekipin e tij të ri, por duket se tani i ka dhënë sinjalin e duhur trajnerit Visente Moreno.

Pas 9 javëve, Espanjoli kryeson renditjen e La Liga 2 me 20 pikë duke u kandiduar si njëra prej skuadrave që synon ngjitjen në La Liga.

Related posts

“POLONIA MPOSHT KOMBËTAREN NË TË DYJA NDESHJET”/ Vëllai i Migjen Bashës: Mungesa tek “kuqezinjtë? Nuk e kuptoj…

Delo.autor

VENDOSI REKORD NË ANGLI/ Kur ai shënon, skuadra e tij FITON… ka ndodhur 48 herë

Isa.Autor

Brazil-Meksikë, formacionet zyrtare. Mungon ylli i “Selecaos” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment