Futboll La Liga Sport

“LENGLE MË TËRHOQI KUR DO TË GODISJA”/ Sergio Ramos: Penallti e pastër, Barcelona vuan kur…

Serxho Ramos është i bindur për penalltinë e fituar dhe thotë se Lengle e tërhoqi duke mos e lënë që të godiste topin. Mbrojtësi madrilen foli për reagimin që pati skuadra dhe shpreson që kriza të ketë kaluar. Ai thotë se dy humbjet e pësuara nuk i prishin planet dhe objektivat e Realit sepse sezoni është i gjatë.

REAGIMI – “‘El Clasico’ ishte një mundësi e artë për ne. Ka gjithmonë motiv ekstra për të bërë mirë në këtë duel. Duhet të ishim të gjithë bashkë pas një jave të vështirë, por e dinim që nuk kishte kohë për justifikime.

Gjatë një sezoni ka gjithmonë momente të vështira, por shpresoj që të zgjasin vetëm një javë. Kjo fitore na jep shumë besim dhe na motivon për të ardhmen. Bëmë autokritikë dhe jemi të kënaqur. Të fitosh në shtëpinë e rivalit më të madh është diçka speciale”.

NDESHJA – “Jemi dy skuadra shumë të forta në aspektin mbrojtës dhe lëmë shumë pak hapësira. Objektivi i parë ishte të shënonim gol dhe ia dolëm. Donim gjithashtu që t’i rrëmbenim topin Barcelonës sa më shpejt sepse ata vuajnë në këtë aspekt. Në pjesën e dytë u mbrojtëm pas golit të shënuar. Në linja të përgjithshme bëmë një ndeshje të mirë. Ekipi tregoi forcë në fushë. Kritikat na motivojnë. Tani duhet të vazhdojmë kështu”.

NOTAT PENALLTIA – “Mendoj se është e qartë dhe e saktë. Ai më tërheq në momentin që unë dua të kërcej, prandaj është penallti. Është e padrejtë të gjykosh arbitrin për një aksion që është i qartë, më duket e padrejtë. Pasi shënuam golin e dytë vendosën të rehatoheshim në mbrojtje dhe të përfitonim nga gjendja shpirtërore e rënduar e Barcelonës për të shënuar golin tjetër”.

MOMENTI NEGATIV – “Unë kam 16 sezone këtu dhe kriza jonë është vetëm dy ndeshje. Nuk ndryshojnë objektivat tanë. Duhet të grumbullojmë pikët ndeshje pas ndeshje dhe të bëjmë mirë në Champions. Fituam një ndeshje të madhe dhe jemi të motivuar. Duhet të vazhdojmë kështu për të fituar sfida të tjera dhe të ecim të sigurt drejt objektivave”.

Related posts

Nisin spastrimet te Kukësi, Pacult harton listën

Sadik.Autor

TERRY “HARRON” QË ËSHTË ANGLEZ/ Fjalia e tij mbi Chiellini-Saka ndez rrjetet sociale

Delo.autor

(FOTO) Në Angli përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste, ja përballja e madhe

Q.Autor

Leave a Comment