Futboll Shqipëri Sport

LISTAT/ Grumbullim 4 ditor. Kombëtaret U-17 dhe U-15 testojnë talentet e akademive shqiptare

Kombëtaret U-17 dhe U-15 ka nisur sot grumbullimin 4 ditor në kompleksin Tropikal në Durrës, ku 2 trajnerët Elvin Beqiri dhe Armand Dama, do të vëzhgojnë nga afër, futbollistët e grumbulluar, të cilët aktivizohen në akademitë shqiptare të futbollit.

I vetmi futbollist që nuk është pjesë e ekipeve shqiptare është Butrint Ahmeti, i cili vjen nga skuadra e 2 Korrikut në Prishtinë. Kombëtaret e moshave gjatë këtij grumbullimi do të zhvillojnë ndeshje testuese sipas programit më poshtë:

Ditë e mërkurë, 28 tetor 2020 në kompleksin “Tropikal” ora 11:00
U-17 do të zhvillojë ndeshje ndaj kombëtares U-18 që do të grumbullohet vetëm për këtë testuese.
U-15 do të zhvillojë ndeshje po ditën e mërkurë ndaj kombëtares U-16, që e cila grumbullohet vetëm për këtë miqësore.

Ditë e enjte, 29 tetor 2020 në “Olympic Park Durrës” ora 15:30
U-17 do të zhvillojë një ndeshje ndaj skuadrës U-19 të akademisë “Shqiponjat”
U-15 do të zhvillojë miqësore ndaj skuadrës U-17 të skuadrës U-17 të akademisë “Shqiponjat”.

Related posts

Rousey: E lumtur nga humbjet, më çelën rrugën për në WWE

Sadik.Autor

Skedina e ditës/ BEFASUESE, ja si del Gjermania sipas ekspertëve (FOTO)

Isa.Autor

Blerja e bujshme e Interit/ Lautaro Martinez lë mbrapa Agueron dhe Tevez, Icardi i dhjeti

Isa.Autor

Leave a Comment