Futboll Sport

LOJTARI BRAZILIAN NUK BIND/ Ndreu: Sulmuesi duhet të marrë veten, ja ku çalon ekipi

Kastrioti po zhvillon miqësore rregullisht dhe kundërshtarët kanë qenë të ndryshëm, kryesisht nga Kategoria e Parë, por edhe nga ekipe të Superiores, siç ishte miqësorja me Vllazninë (e ndërprerë) apo ajo me Teutën. Këtë fundjavë krutanët kanë planifikuar një përballje me Kukësin, ndeshje që me shumë mundësi do të luhet në “Redi Maloku”. Për stafin teknik, këto miqësore i shërbejnë shumë skuadrës, për të parë të gjithë lojtarët që kanë në dispozicion, ku pritshmëritë janë të ndryshme.

Gjatë merkatos Kastrioti afroi edhe një sulmues brazilian, Devid de Santana Silva, por deri tani trajneri Ndreu nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij. Trajneri Ramazan Ndreu, pas ndeshjes me Besëlidhjen, për “Panorama Sport” u shpreh: “Jemi në periudhën e konsolidimit të ekipit dhe menduam të vendosim në fushë lojtarët që janë më mirë fizikisht. Në ndeshjen me Besëlidhjen bëmë disa ndryshime dhe kjo nuk na funksionoi mirë. Doja të thosha që kemi shumë lojtarë të nivelit mesatar dhe do të mundohemi që t’u gjejmë pozicionet e tyre. Në përgjithësi, në këtë ndeshje, qarkulluam topin mirë, por ishim të vakët dhe jo mirë në konkludim”.

Më pas trajneri tregoi se ku po çalon ekipi aktualisht. “Do të punojmë shumë në pjesën e parë që të jemi shumë në lëvizje në mesfushë për të përcjellë topin nëpërmjet krahëve, gjë e cila jep ato efektet e veta. Normalisht edhe sulmi do pak punë, pasi dhe braziliani që kemi në majën e sulmit duhet që të marrë veten, pasi aktualisht është në gjendje jo të mirë, plus që dhe dëmtimi i Plakut na ka ndryshuar planet”, deklaroi tekniku, i cili tregon edhe për një vend bosh në skuadër.

Kastrioti5

“Me merkaton jemi thuajse të kompletuar, por në momentet e fundit mund të marrim ndonjë mesfushor që të ketë nivel”, u shpreh trajneri i Kastriotit. Silvestër Shkalla po stërvitet prej ditësh me Kastriotin dhe sot me shumë mundësi do të vijë edhe firma mbi kontratë. Gazeta u interesua në klub dhe përgjigjja ishte: “Shkalla do të jetë pjesë e Kastriotit dhe firma është thjesht një formalitet”.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, shikoni si shtylla i mohon Xhakës super golin nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Real Madridi dëshiron një portugez, PSG e rivalizon

Sadik.Autor

Lamtumira e Pirlos, finalja Juventus-Milan dhe befasia… Gattuso

Sadik.Autor

Leave a Comment