Futboll Seria A Sport

LOJTARI MË I MIRË I EUROPA LEAGUE/ Ylli Lukaku “kërcënon” rivalët: Tani dua titullin…

Autogoli në finalen e Ligës së Europës mund të qëndroj, ndonëse në fund ai rezultoi vendimtar për humbjen e Interit dhe suksesin e Sevijës. Megjithatë, sezoni i Romelu Lukakut, sidomos në arenën UEFA ka qenë brilant. 7 golat në 6 ndeshje nuk janë rekordi i tij (në edicionin 2014-2015 shënoi 8 herë me Çelsin) dhe as nuk i vlejtën titullin e kryegolashënuesit (u shpall Bruno Fernandesh i Mançester Junajtid, me 8 gola).

Megjithatë, udhëtimi i Interit i nisur në 1/16-at e kompeticionit pa Romelu Lukakun t’u shënonte të gjithë rivaleve deri në finale: Ludogorets, Getafe, Bajer Leverkusen, Shahtjor Donetsk dhe Sevija. Për këtë arsye sekretari i UEFA-s, Xhorxho Marketi, i ka dorëzuar dje gjigantit belg çmimin si “Lojtari më i mirë i Ligës së Europës”, për sezonin e kaluar.

Sulmuesi zikaltër, që pason Eden Hazardin, Antuan Grizmanin dhe Pol Pogbanë, ka triumfuar me 270 pikë, duke lënë pas Fernandeshin e Mançester Junajtid (128 pikë) dhe Banegën e Sevije (118 pikë).

FALËNDERIME – Dhe nga paneli ku hidhej shorti i Ligës së Europës (dje), së pari interisti Lukaku ka falënderuar Zotin: “Më dha shansin të kem arritur deri këtu, më ka mundësuar të bëj punën që dua dhe të luaj për skuadrën që kam dashur që i vogël”. Më pas u komplimentua me Sevijën për suksesin dhe shprehu një seri falënderimesh të tjera: “Mamanë time, vëllain tim, gjithë personat që më kanë qëndruar pranë, kanë qena forca ime më e madhe.

Sigurisht nuk mund të harroj agjencinë time ‘Roc Nation Sports’, për suportin e përhershëm. Por akoma më shumë trajnerin Antonio Konte, stafin e tij, gjithë ata që kanë punuar për klubin dhe presidentin Stiven Zhang për besimin që kanë pasur tek unë dhe që më ndihmuan gjatë këtij sezoni”. Pas video-mesazhit të realizuar për UEFA-n, Lukaku ka publikuar edhe një letër falënderimesh në profilin e tij “Instagram”: “Falënderimi më i madh shkon për shokët e skuadrës, sepse jeni ju nismëtarët e vërtetë të fitores së këtij çmimi. Tani dua disa fitore në skuadër. Një falënderim i veçantë për tifozët e Interit. Uroj që së shpejti të mund të festojmë një gol të gjithë së bashku në ‘San Siro’. Paqe dhe dashuri nga Rom”.

ME BUZËQESHJE – Përtej të gjithave, sekreti i Lukakut është i qartë: raporti me shokët. “Çdo ditë, kur shkoj të stërvitem, e bëj me buzëqeshje”, ka treguar sulmuesi 27-vjeçar belg. “E bëj sepse ata më ndihmojnë të punoj, të jap maksimumin, ndaj faleminderit për gjithçka që bëni për mua. Uroj që këtë vit të bëjmë akoma më mirë se sezonin e kaluar dhe të fitojmë titullin kampion dhe jo vetëm”.

Related posts

SKËNDËRBEU BËN LËVIZJEN E MADHE/ Shet 500 mijë euro mesfushorin dhe ruan 10% të kartonit

Delo.autor

E KËRKUAN TË GJITHË/ Toby Alderweireld bindet, gati rinovimi me Tottenhamin

Isa.Autor

DREJT DERBIT/ Flet Toldo: Milan dhe Inter kanë portierë të mirë

F.autor

Leave a Comment