Futboll Sport

TRAJNERI ANDERSON MERR LAJMIN E MIRË/ Suedia rikuperon dy lojtarë, mposhtin Covid-19 dhe kthehen në ekip

Një lajm i mirë ka ardhur që nga kombëtarja e Suedisë. Një javë pasi rezultuan pozitiv me Covid-19, Dejan Kulusevski dhe Mattias Svanberg e kanë mposhtur virusin e rrezikshëm. Federata Suedeze e Futbollit lëshoi ​​një deklaratë zyrtare, në të cilën u konfirmua riintegrimi i menjëhershëm në ekip i lojtarëve në fjalë, përkatësisht pjesë e Juventusit dhe Bologna.

Trajneri Janne Anderson, pra, nuk do të hedhë sytë nga grupi i “rezervave” për t’i zëvendësuar dy eksponentët e Serie A, të cilët, duke pritur përrgjigjen e dytë negative po përgatiten të bashkohen me shokët e skuadrës, për t’u vënë në dispozicion të “Euro 2020”. Suedia do të debutojë sonte kundër Spanjës, në ndeshjen e parë të grupit E. Dy kundërshtarët e tjerë të grupit janë Sllovakia dhe Polonia.

Related posts

“ARNAUTOVIC TË FALA MAMIT”/ Tifozët shqiptar hakërrehen në “Wembley” me një banderolë epike (FOTO)

Delo.autor

“NUK KËRKOJ JUSTIFIKIME APO FAJ”! Simeone: Dhamë gjithçka. Ja pse Felix e nisi rezervë

Delo.autor

ZYRTARE/ Eleminohet nga Botërori, vjen largimi i radhës nga Argjentina

Sadik.Autor

Leave a Comment