Futboll Sport

“MALDINI ISHTE IDHULLI IM”/ Befason legjenda Puyol: doja ta mbyllja me të tek Milan

Ikona dhe legjenda të një vendi, rivalë në fushë, por miq çdo ditë, kampionë të Botës dhe Europës me Spanjën. Pastaj Barça dhe Real Madridi. Carles Puyol dhe Iker Casillas mbyllën “Sport Festival” së bashku me Javier Tebas, president i La Liga-s. Ata folën për gjithçka në “Gazzetta dello Sport”: kujtime, trofe, anekdota, Messi, Ronaldo dhe .. Italia.

PUYOL – Një jetë në Barcelonë, kampion i gjithçkaje në “Camp Nou”, midis kampionateve dhe Champions-it. Kapiteni historik, qendrori që ka luajtur 593 ndeshje me blaugranat, pa u larguar kurrë nga shtëpia e tij. Edhe pse ai do të donte të luante në Itali: Maldini ishte idhulli im, doja të luaja me të te Milani. Jam i bindur se kuqezinjtë do të jenë aq të shkëlqyeshëm sa dikur, edhe nëse tani po kalojnë një kohë të vështirë. Sidoqoftë, do të isha i lumtur ta përfundoja karrierën time në Itali”.

Puyol doli në pension më 2014: “Unë kisha oferta nga klube angleze dhe italiane, por kur klubi juaj është gjithashtu shtëpia juaj, nuk të pëlqen të veshësh një fanellë tjetër”. Më në fund, dy fjalë për Messi, që ndryshoi mendje dhe qëndroi te Barcelona: “Si një tifoz i Barçës, unë nuk mendoj se Leo do të ishte larguar. Me të skuadra është më e mirë. Shpresoj se mund të qëndrojë me vite, është mirë për La Liga-n që lojtari më i mirë në botë të mbetet atje”.

Një shaka e fundit në lidhje me “Topin e Artë”: “Unë kurrë nuk kam menduar ta fitoj atë. Kur luan në epokën e Cristianos dhe Messit, as nuk mund të mendosh se e meriton atë trofe më shumë se ata të dy. Plus ishin Xavi, Iniesta dhe shumë kampionë të tjerë, të cilët shkëlqyen më pak, sepse shënuan më pak se ato dy “monstra”.

Related posts

SAMPDORIA-JUVENTUS/ Pas një pasimi perfekt nga Morata, talenti Chiesa zhbllokon sfidën për “Bardhezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Shtypi anglez tremb Liverpoolin, jep lajmin e papritur

Delo.autor

RENDITJA/ Skënderbeu “parakalon” Partizanin, afrohet Kukësi. Tirana në mbijetesë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment