Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Skënderbeu. Rezultati 1-0

Kukësi pret sot Skënderbeun në stadiumin “Loro Boriçi”, në sfidën e vlefshme për sfidën e javës së 17 në Abissnet Superiore, e cila ka startuar në orën 16:45.

Verilindorët e Longos, vijnë në këtë duel pas asaj humbje 0-1 ndaj Dinamos teksa do të kërkojë të kthehet te fitorja për të mos “venitur” shpresat për titull.

Nga ana tjetër korçaret e Memellit, vijnë nga një barazim pa gola në shtëpi ndaj Laçin. “Ujqërit e Dëborës”, ashtu si rivalët e Kukësit, do të futen në këtë duel për të marrë maksimumin dhe për tu larguar nga zona e ftohtë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, nuk mungojnë surprizat. Trajneri italian i Kukësit, ka aktivizuar nga minuta e parë dy futbollistët e afruar në merkato nga Partizani, Musta dhe Gligorov, teksa Shkurtaj qëndron në stol. Te Skënderbeu e vetmja mungesë është ajo e mbrojtësit Vitija, ndërsa debuton nga minuta e parë Frashëri.

LIVE: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Shkurtaj 78′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi! 

90+’ Zëvendësim te Kukësi, largohet Edi Basha, në lojë Batihri.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Xhika bën heroin dhe i mohon golin e barazimit Skënderbeut pas devijimit të Nikajt.

87′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, por sulmuesi nuk arrin të devijojë shumë pranë portës.

81′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Bajrami, vendin e tij e merr Pusi.

78′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Vasil Shkurtaj shënon me prekjen e parë të topit! Rikthim ëndrrash për sulmuesin! Asist fantastik i Gjelbërim Taipit, teksa Shkurtaj nuk fal duke e dërguar topin poshtë këmbëve të Rexhepit. 

76′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Dragoshi, në vendin e tij Vasil Shkurtaj!

71′ Rrezikshëm korçarët. kësaj here ishte Nikaj që kërcënoi portën e Xhikës, por gjuajtja e tij me kokë brenda zonës ishte shumë e lehtë duke përfunduar në duart e Xhikës.

69′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, por sulmuesi afrikan, nuk përfiton brenda zonës duke shpërdoruar një shans të artë, teksa vonohet dhe më pas pason mbrapa për Meksin.

68′ Memelli kryen dy zëvendësime, largohen Zhan Viktar dhe Berisha në lojë Nikaj dhe Alii.

60′ Provon edhe Emiliano Musta me kokë, duke fituar duelin me mbrojtësit e Skënderbeut, por topi shkoi jashtë kuadratit.

57′ Drithërima në portën e Kukësit, pas një kundërsulmi të shpejt, provon Mara me një gjuajtje të rrezikshme, por grushton portieri Xhika, më pas topi largohet nga Lulaj në këndore.

54′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu! Meksi harkon bukur nga e djathta për Mensah, që fiton duelin me Gligorov, por nuk godet siç duhet me kokë brenda zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

53′ Kaos në zonës e Skënderbeut, por nuk përfiton aty Dragoshi, pas daljes jo të mirë të portierit Rexhepi.

50′ Provon edhe Basha të surprizojë me kokë brenda zonës, por sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

47′ Pranë golit Kukësi me Gjelbërim Taipin që provon nga goditja e dënimit, por fantastik reagimi i portierit Bekim Rexhepi, që devijon rrezikun në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Uerdi Mara ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

44′ Shtylla i vjen në ndihmë Skënderbeut! Pas gjuajtjes së Gjelbërim Taipit brenda zonës, topi u devijua nga Sadriu dhe u ndal në shtyllë.

40′ Traversa i mohon golin e avantazhit Skënderbeut, pas tentativës së Marës nga goditja e dënimit, fal edhe devijimit të Xhikës si dhe ndihmës së traut të portës, topi ka shkuar në këndore.

38′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Bytyçi, në vendin e tij portieri Xhika.

36′ Gafë e pafalshme në mbrojtje e Kukësit! Përfiton Mensah që nis një kundërsulm të shpejtë, ndërkohë që portieri Tafas braktis portën duke shkaktuar faull jashtë zonës. Portieri i Kukësit ndëshkohet me karton të kuq dhe lë skuadrën me 10 lojtarë!

34′ Provojnë edhe korçarët të reagojnë me Zhan Viktor, tentativa e tij devijohet dhe përfundon në duart e Tafas, pa shqetësuar portierin e Kukësit.

32′ Vjen tentativa e parë në këtë sfidë! Shqipërim Taipi provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

25′ Kalojnë 25 minuta lojë, ende asnjë gjuajtje e rrezikshme në portat kundërshtare.

20′ Kukësi nuk heq dorë nga qarkullimi i dendur i topit në gjysmëfushën e Skënderbeut. Vuajnë korçarët, të cilët mbrojnë me të gjitha forcat, teksa mungojnë inkursionet ofesnive.

13′ Goditjen e parë nga këndi e fiton Kukësi. Pas krosimit të Shqipërim Taipit, topi devijohet nga Mara për në këndore.

8′ Dominim absolut i Kukësit në këto minuta, skuadra verilindore dikton lojën, duke qarkulluar topin në gjysmëfushën e Skënderbeut, por mungojnë gjuajtjet në portën e Rexhepit.

5′ Ndeshja nis e qetë, pa shumë presion, teksa Kukësi zotëron topin, ndërkohë që korçarët e Memellit, mbrohen në gjysmëfushën e tyre.

1′ Starton sfida në “Loro Boriçi”!

Related posts

RINDËRTOHET DINAMIKA E AKSIDENTIT/ Kjo është arsyeja pse u rrëzua helikopteri i KOBE BRYANT (VIDEO)

F.autor

STATISTIKAT/ Një legjendë e Milanit mban rekordin, Ibrahimovic hyn në histori të Serisë A

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Barcelona gabon pa Messin, Eibar e ndal në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment