Futboll Sport

MASAT KUNDËR COVID-19/ FIFA ndryshon rregullat: Klubet mund të mos lejojnë lojtarët në kombëtare

Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar botën dhe nuk mund të mos prekte edhe futbollin. Ndalimi i kampionateve, tamponët dhe izolimi për të infektuarit janë vetëm disa nga masat. FIFA ka menduar të sjellë një tjetër risi në rregullore dhe ajo prek vetëm vitin 2020. NË fakt, në 90 ditët në vijim, klubet do të kenë mundësi të mos lejojnë lojtarët e tyre që të grumbullohen në kombëtaret përkatëse, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndeshje zyrtare apo miqësore.

Ky vendim tashmë është zyrtar dhe qeveria e futbollit ia ka bërë të ditur të 211 anëtareve të saj nëpërmjet konfederatave përkatëse. Në argumentimin e kësaj vendimmarrje, krerët e FIFA-s shprehen se kjo është vetëm një masë e përkohshme e cila ndihmon në ruajtjen e shoqërisë dhe uljen e rreziqeve nga infektimi me Koronavirus.

NË DORË TË KLUBEVE – Në saj të këtij rregulli të ri, topi tashmë kalon tek klubet të cilët do të kenë mundësinë të ndalojnë lojtarët që të grumbullohen me kombëtaret. Në fakt ka një detaj i cili bën një diferencë shumë të madhe. Në rast se klubi i lojtarit i përket një shteti ku ekziston një urdhër karantine prej pesë ditësh për ata që kanë dalë jashtë kufirit të atij shteti, atëherë klubi mund të ndalojë të federuarin e tij të luajë për kombëtaren. E njëjta gjë vlen nëse lojtari udhëton drejt një shteti ku karantina është e detyruar. Një tjetër hapësirë për klubin për të shmangur largimin e lojtarit është nëse mes shtetit të klubit dhe atij ku do të udhëtojë kombëtarja e futbollisti në fjalë nuk ka një mundësi për të qenë i përjashtuar nga ky rregull.

KATAR 2022- FIFA me këtë normativë të re ka dashur të ndihmojë të gjithë lëvizjen futbollistike globale teksa “urdhër ndalesa” e klubeve do të vlejë vetëm kundrejt atyre kombëtareve që do të marrin pjesë në eliminatoret e kompeticioneve të organizuara nga FIFA, pra e thënë më saktë, në kualifikueset e KAtar 2022. Kompeticionet UEFA, siç është Liga e Kombeve nuk do të preken nga ky rregull, që ndër të tjera imponon vijimin e monitorimeve me synim ruajtjen e shëndetit të futbollistëve dhe arbitrave duke theksuar normat e higjienës dhe distancimit social. Protokolli do të jetë gati, siç thamë, për eliminatoret e Katar 2022 ku do të jetë i aplikueshëm gjithashtu rregulli për të bërë 5 zëvendësime.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Atalanta në “Allianz Stadium”. Rezultati 1-1

Delo.autor

KUPA E ITALISË/ Atalanta fiton me vuajtje, Gjimshiti ndër më të mirët

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Sulmuesi i njohur telefonon Barcelonën dhe i vetëofrohet

Delo.autor

Leave a Comment