Futboll

Andriy Shevchenko: Roma-Shakhtar është 50-50

Trajneri i Ukrainës Andriy Shevchenko mendon se ndeshja mes Roma-s dhe Shakhtar është 50-50.

Legjenda e Milan i njeh mirë të dyja skuadrat, dhe ka folur për Sky në prag të ndeshjes së sotme e vlefshme për çerekfinalen e Champions League, me italianët që o të mundohen të përmbysin deficitin 2-1 të ndeshjes së parë.

“Do të thosha se shanset janë 50-50,” deklaron Sheva.

“Roma më dha një përshtypje shumë të mirë në ndeshjen e parë. lojtarët luajtën mirë, kontrolluan ndeshjen dhe ishin kompaktë.

“Ata filluan mirë dhe arritën të ndalonin Shakhtar të gjente hapësira.

“Skuadra e Fonseca-s ka lojtarë të shpejtë dhe teknikë dhe sapo t’u japësh hapësira ata do të kundërsulmojnë menjëherë. Dhe pikërisht kjo ndodhi në pjesën e parë.

“Mendoj se Roma di si të ndërtojë një ndeshje, por edhe Shakhtar. Të dyja skuadrat po kalojnë një formë të mirë.”

Related posts

DHUROI SUPER PERFORMANCË/ Reagimi i ëmbël i CR7 teksa Georgina kërcen tangon e parë në jetë (FOTO)

Delo.autor

KUJT DO T’IA JEPTE “TOPIN E ARTË” KËTË VIT? Lewandowski e ka përgjigjen majë gjuhës…

Delo.autor

E FUNDIT/ Theo Walcott i kalon testet mjekësore te Evertoni

Q.Autor

Leave a Comment