Futboll Sport

“MBUSHET” STADIUMI”/ Ndeshja e Nations League luhet përpara 21 mijë tifozëve

Për tifozët spanjollë mund të duket diçka e pamundur, por ndeshja mes Ukrainës dhe Spanjës mund të jetë në shkallët e stadiumit 21 mijë tifozë.

Bota po jeton në kohë Koronavirusi, por jo në të gjitha anët njëlloj dhe shembulli konkret është mbrëmjen e sotme (20:45) në stadiumin “Olimpik” të Kievit. Çmimi i biletave varion nga 5 në 30 euro. UEFA lejon publikun në stadium deri në 30%, por në Ukrainë ligji nuk e ndalon prezencën e tifozëve.

Stadiumi i Kievit ka 70.050 mijë vende dhe limiti i tyre për një ndeshje futbolli është 21.000. Në stadium nuk mund të ketë tifozë miq, por vetëm vendas.

Brenda stadiumit duhet të ndiqen disa rregulla strikte si distancimi social, përdorimi i maskave, dezinfektimi i duarve. Në hyrje të stadiumit do të ketë matje të temperaturës. Ata që do të kenë temperaturë më të lartë se 37.2 gradë nuk do të lejohen të futen në stadium.

Related posts

NOTAT/ Serie A, Gjimshiti bën “bomberin”, Ndoj flirton me golin, fundjavë pozitive për legjionarët (FOTO)

Delo.autor

“ISHTE ULUR PËRBALLË MEJE DHE…”/ Legjenda Cana rrëfen si njohu bashkëshorten dhe vendimin për tu martuar me të

Delo.autor

NDESHJA NDAJ JUVENTUS/ Trajneri i Crotones: I lumtur që Ronaldo do e shikojë ndeshjen nga shtëpia

Delo.autor

Leave a Comment