Futboll Sport

“PËRSHËNDETJA E MBRETIT”/ Italia nderon Ibrën, “San Siro” shpërthen në lot

988 ndeshje si profesionit, 573 gola në të gjithë kompeticionet. Bota e futbollit përshëndet një nga futbollistët më të rëndësishëm në dy dekadat e fundit. Zlatan Ibrahimovic i jep lamtumirën futbollit të luajtur, tërhiqet dhe këtë e bën në “San Siro” përballë tifozëve kuqezi më të cilët krijojë një lidhje shumë të fortë. 163 ndeshje, 93 gola me fanellën e “djallit”. Pikërisht në sfidën e fundit të Serie A, atë kundër Verona, Ibra mbylli karrierën mes lotëve të tifozëve, por të lojtarëve

“Ka ardhur momenti t’i them mirupafshim futbollit, por jo Milanit. Më keni mirëpritur krahëhapur gjithnjë, do të jem milanist gjatë gjithë jetës”, u shpreh fillimisht Ibra duke shtuar: “Ka qenë një karrierë e gjatë që më ka dhënë forcë, adrenalinë dhe emocione për të vijuar. Kjo ishte dita e fundit si profesionist. Dua të falënderoj Milanin dhe të gjithë ekipet e tjera me të cilat kam luajtur. Dua të falënderoj përfaqësuesen suedeze dhe njerëzit që më kanë ndihur në karrierë. Për të ardhmen nuk kam menduar, të shohim, tani vjen kapitulli i radhës në jetë”, u shpreh ndër të tjera Zlatan Ibrahimovic:

La Gazzetta

“Përshëndetja e mbreti”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport që i kushton faqen e parë legjendës suedeze.

Related posts

BASHKËPUNIMI/ Tre presidentë shqiptarë futbolli “lidhin besën” në Prishtinë

Isa.Autor

NGA MUAMBA TEK ZHINOLA/ Ja futbollistët që ia dolën t’i mbijetonin arrestit kardiak…

Delo.autor

SAMPDORIA-MILAN/ Kombinim fantastik Menja-Leao, portieri Auderio i mohon golin “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment