Futboll Sport

“NUK KISHIM KË TË ZGJIDHNIM NË PORTË”/ Zv. trajneri flet për formacionin e zgjedhur: Cikalleshi si një pikë referimi

Sfida miqësore midis Shqipërisë dhe Spanjën është gati të startojë dhe në një prononcim për Super Sport, direkt nga Bardcelona, zv. trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, foli për formacionin e zgjedhur që do të futet në fushë.

Berisha dhe jo Strakosha? – Për çdo ndeshje e njëjta pyetje. Arrim te portierët ngaqë niveli është i barabartë midis të dyve. Kë do të zgjedhim pyetja do të jetë e njëjtë për tjetrin kështu që s’kemi kë të zgjedhim.

Formacioni më i mirë i mundshëm? – Jemi munduar që të bëjmë lojën tonë 3-5-2 duke mos u ndikuar nga kundërshtari. Me Spanjën mund të luanim dhe më mbrojtës. Meqë është ndeshje miqësore ne na intereson që të përmirësojmë stilin tonë të lojës.

Thjeshtohet puna me Broja-Cikalleshi? – Te reparti i sulmit është e njëjta gjë. Të gjithë janë në formë të mirë, por trajneri zgjodhi Cikalleshin duke qenë një lojtar si një pikë referimi në sulm dhe Broja që luan rreth tij dhe kap thellësinë më shumë.

Related posts

PLAS SHERRI TEK PARTIZANI/ Pas barazimit me “Verilindorët”, Trajneri Lerda zihet me…

Delo.autor

Heroi i Nottinghamit, Lichaj: Doja het-trik që gruaja të më lejonte të mbaja një qen

Q.Autor

“BOMBA” E FLAMURTARIT/ Ekipi vlonjat pranë nënshkrimit me ish bomberin e Partizanit

Isa.Autor

Leave a Comment