Futboll Shqipëri Sport

“MË MIRË TË KEMI PRESION”/ Gjimshiti: Jemi mësuar me skemën 3-5-2, mbrojtja jonë nuk ka patur probleme

Mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti beson se mbrojtja e kombëtares sonë është një nga pikat më të forta. Në konferencën e sotme për shtyp në prag të sfidës me Kazakistanin, futbollisti i Atalantës vlerësoi se skema 3-5-2 mund të interpretohet shumë mirë nga të gjithë lojtarët e Shqipërisë.

“Mbrojtja e Shqipërisë – Besoj se në dy ndeshjet e fundit, nuk kemi patur shumë probleme te mbrojtja. Mendoj se atë repart e kemi përmirësuar shumë. Sikur me Bjellorusinë dhe Lituaninë nuk kemi pësuar shumë raste kundër. Me Lituaninë ishte gabim individual. Jemi në rrugën e duhur, kemi lojtarë me cilësi.

Mbrojtja me 3 veta te Shqipëria – I kemi lojtarët për këtë sistem. Është e vërtetë që kam luajtur me 3 veta për disa vite tek Atalanta, nuk besoj se dhe për lojtarët e tjerë e kanë problem këtë skemë

Shiriti i kapitenit me Lituaninë – Ishte krenari. Nuk ishte ndeshje që prisja, por është një gjë shumë e bukur.

Të rinjtë – Është një gjë që ka ndodhur dhe vitet e tjera. Ka shumë talente shqitparë, i kemi parë dhe në stërvitje, por kanë shumë rrugë. Është puna jonë që t’i mbështesim.

Pikët e plota – Më mirë të kesh presion sesa jo. Më mirë ta harrojmë atë ndeshje me Lituaninë. Tani kemi Kazakistanin, pastaj të merremi me Lituaninë.

Mungesat – Është situatë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për klubet dhe kombëtaret. Duhet t’i respektojmë rregullat. Kur vendos FIFA dhe UEFA, nuk mund të ndërhyjmë.

Maqedoni e Veriut – Kosovë – Uroj të kaloj Kosova”, u shpreh Berat Gjimshiti.

Related posts

Tirana-Partizani, “Të Kuqtë” pësojnë humbjen e parë. Mbrojtësi del nga fusha me barrelë

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Vrioni: Ftesa më erdhi papritur, ja pse zgjodha Shqipërinë

Isa.Autor

PARASHIKIMET/ Ja skuadra favorite për titullin në NBA sezonin e ardhshëm…

Delo.autor

Leave a Comment