Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ E federoi në momentet e fundit, Kukësi prezanton blerjen e fundit të merkatos

Kukësi prezantoi sot blerjen e fundit të kësaj merkatoje. Mbrojtë i djathtë Sadik Vitija ka firmosur për dy sezone me nënkampionët e Shqipërisë. “Panorama Sport” raportoi më herët se verilindorët kishin arritur të federonin 22-vjeçarin në momentet e fundit të mbylljes së “dritares” së madhe të merkatos.
121124879_2371467359665264_27163122149856830_o
Vitija ka përfaqësuar Zvicrën deri në U20, ndërsa gjatë gjithë karrierës ka luajtur me ekipet ligës helvete, si: Shafauzen, Vaduz, etj.

Njoftimi i Kukësit

✍🏻 ZYRTARE!

⚽️ Sadik Vitija është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi shqiptar, ka firmosur ditën e fundit të merkatos kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

⚽️ Mbrojtësi 22-vjeçar vjen nga kampionati zviceran i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet me ekipin në stërvitje sot. Vitija ka luajtur me ekipet zinxhir të moshave të Zvicrës U15, U16, U17, U18, U19, U20.

✅ Në kampionatin zviceran, Vitija ka luajtur me Zurich, Vaduz e Schaffhausen.

➡️ Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Vitija ! Mirë se vjen Sadik!Skeda e Lojtarit:

Emri: Sadik Vitija
Mosha: 22 vjeç
Nënshtetësia: Zviceran, Kosovar
Pozicioni: Mbrojtës
Klubet e mëparshme: Zurich, Vaduz, Schaffhausen

kukesi

Related posts

ZYRTARE/ Erdhi me bujë tek Inter, klubi “zikaltër” ndërprerjen e kontratën me mesfushorin…

Delo.autor

SARRI I SËMURË/ Juventusi zyrtarisht konfirmon mungesen e tij në dy ndeshjet e para të Seria A

Delo.autor

Salah nuk e ka falë Ramosin, flet për herë të parë pas lëndimit në finale të Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment