Futboll Sport

Mediat egjiptiane: Mohamed Salah nuk do të luajë kundër Uruguait

Mohamed Salah është pothuajse e sigurt se nuk do të debutojë gjatë ditës së sotme  kundër Uruguait.

Kështu së paku shkruajnë mediumi egjiptian el-ahly.com, portali kryesor i atij vendi dhe u shpërnda edhe në gazetat më prestigjioze botërore.

 Lojtari ka stërvitur në nivelin më të ultë që nga rikuperimi i lëndimit të krahut në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht atyre pak minutash, trajneri i kombëtares Hector Cuper u duk optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes me amerikano-latinët.

“Salah është shumë mirë, ka pasur një përparim në shërim. Ai tashmë ka bërë stërvitje me ne. Pritet të luajë përveç nëse ndodh ndonjë ngjarje e paparashikuar në momentin e fundit. Të gjithë jemi optimist se do të paraqitet në fushë”.

Mirëpo shtypi lokal mohon dhe siguron që ylli egjiptian nuk do të luajë kundër Uruguait.

Mbetet të shihet deri në ora 14:00 nëse do të jetë në fushën e blertë të stadiumit Central të Yekaterinburgut.

Related posts

ANCELOTTI NUK KA DILEMA/ Largohet nga pankina e Real Madrid në fund të edicionit

F.autor

FANTASTIKE/ “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”, shikoni spektaklin e Shvercerave të…(VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON GJITHÇKA NGA JETA E TIJ/ Vinicus Junior rrëfen: Dua të fitoj “Topin e Artë” kur të jem…

Delo.autor

Leave a Comment